Pallatet me shkelje, PD-PS: T’u jepen tapite Rozeta Rapushi
Te gjithe ata persona qe banojne ne nje pallat te ndertuar me shkelje te kushteve te lejes se ndertimit, me ne fund do te kene mundesine te pajisen me tapi. Pas debateve te shumta, replika dhe akuza, Kuvendi miratoi dje me konsensus te gjere politik, aktin normativ te qeverise per “Pajisjen me leje perdorimi te strukturave te ndertuara me shkelje te kushteve te lejes se ndertimit perpara fillimit me efekte te plota te ligjit “Per Planifikimin e Territorit”, te ndryshuar. Me 134 vota pro dhe asnje kunder apo abstenim, ligjvenesit vendosen qe te legalizojne edhe keto familje, te cilat nuk zoterojne tapi. Ndonese dhane votat pro aktit normativ, socialistet e cilesuan ate te paligjshem, ne kundershtim me kushtetuten dhe se nuk e zgjidh problemin e legalizimeve ne vend. “Nese ka deshtim me te madh te kesaj qeverie, eshte legalizimi. 5%, kane marre leje legalizimi sot. Ne tete vjet ju nuk keni be asgje. Ju coheni e flisni per klientet, nuk flisni as per banoret e Paskuqanit, Kombinatit, e Selites, por ju coheni vetem per klientet”, - akuzoi ne emer te grupit socialist, Sajmir Tahiri. Po keshtu edhe Vasilika Hysi, tha se nisma nuk zgjidh problemin e madh te legalizimeve ne vend. Por sipas Ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi, nisma eshte ne perputhje me kushtetuten, dhe i vjen ne ndihme 70 mije familjeve ne te gjithe vendin, ku vetem 50 mije jane ne Tirane. “Per fat te keq diskutimi qe ju beni eshte jashte shinave, pa lidhje me aktin normativ, po beni spekulime. Ndersa ne u japim zgjidhje njehere e mire problemit te hipotekimit te shqiptareve. Japim zgjidhje pa kosto, pa asnje qindarke. Po zgjidhim nje problem te krijuar, nga kryetari i partise suaj, Edi Rama”, - akuzoi Olldashi. Sipas tij, 70 % e ketij problemi ne Tirane, u krijua nga kryetari socialist, Rama dikur ne krye te bashkise se Tiranes. “Ne po zgjidhim problemin, qe krijuat ju per shkak te korrupsionit. Kete situate ne vend e krijoi vetem Edi Rama, sepse ai kishte te drejte te frenonte ndertimin, nese ishte jashte rregullave. Por, nuk e beri per shkak te nje mekanizmi shume te thjeshte, sepse u merrte para ndertuesve. Ne vend te ulni koken e te na falenderoni qe po e zgjidhim kete problem, vini e beni retorika pa sens”, - replikoi Olldashi, duke theksuar se qeveria nje nderhyrje te tille nuk po e ben aspak per vota, por po ben detyren sic e ka bere nga korriku 2005, e deri me sot. “Ndaj edhe ju do te jeni pas 23 qershorit, aty ku jeni edhe sot, me ndryshimin e vetem se do te jeni edhe me pak se sot”, - theksoi Olldashi. Sipas tij, ne fokus se qeverise nepermjet ketij akti nuk jane ndertuesit, por familjet qe i kane blere shtepite pavaresisht situates se krijuar nga ish kreu socialist, Edi Rama.
I PLOTE/ Te gjitha nenet per marrjen e lejes se ndertimit
Akti normativ i miratuar ne seancen e djeshme
Neni 1
Pajisjen me leje perdorimi te strukturave qe kane perfunduar ndertimin ne daten e fillimit me efekte te plota te ligjit “Per planifikimin e territorit”, te ndryshuar, pasi te kene plotesuar dokumentacionin e percaktuar nga ligji “Per kontrollin dhe disiplinimin e punimeve te ndertimit”, te ndryshuar, edhe ne rastet kur:
a) Aktkontrollet perfundimtare, te kryera nga autoritetet vendore te planifikimit dhe kontrollit te zhvillimit te territorit, vertetojne se strukturat jane ndertuar ne shkelje te kushteve te lejeve te ndertimit te miratuara, por nuk ndryshojne siperfaqet dhe volumin e miratuar ne leje;
b) Aktkontrollet perfundimtare, te kryera nga autoritetet vendore te planifikimit dhe kontrollit te zhvillimit te territorit, vertetojne se strukturat jane ndertuar ne shkelje te kushteve te lejeve te ndertimit te miratuara, te shoqeruara me shtese te siperfaqes dhe/ose volumit te miratuar ne leje te struktures.
Neni 2
1. Strukturat e percaktuara ne piken 2, te nenit 1, te ketij akti, pajisen me leje perdorimi vetem per siperfaqen dhe volumin e percaktuar ne lejen e ndertimit.
2. Per strukturat e ndertuara ne kufi te prones, te cilat kane shkelur marreveshjet me pronaret e pronave fqinje sa u perket distancave nga kufiri i prones, leja e perdorimit jepet me shenimin, qe, ne rast te zhvillimit te pronave fqinje, distancat llogariten sipas projektit te miratuar me lejen e ndertimit.
3. Per siperfaqet dhe volumet shtese te ndertuara, subjekti aplikon sipas percaktimeve te nenit 83, te ligjit nr. 10119, date 23.4.2009, te ndryshuar.
Neni 3
1. Pajisja me leje perdorimi per strukturat e percaktuara ne nenin 1, te ketij akti, behet pas dorezimit nga ana e subjektit ndertues/investitorit te dokumentacionit sipas projektit te zbatuar.
2. Strukturat do t’i nenshtrohen kolaudimit tekniko - ekonomik, ne perputhje me nenin 12, te ligjit nr. 8402, date 10.9.1998, te ndryshuar, sipas projektit te zbatuar.
Neni 4
Miratimi i listes se strukturave qe pajisen me leje perdorimi sipas ketij akti normativ behet me vendim te keshillit vendor te njesise perkatese te pushtetit vendor.
Neni 6
Afati i aplikimit per t’u pajisur me leje perdorimi, sipas ketij akti normativ, eshte deri ne 12 (dymbedhjete) muaj pas miratimit te planeve te pergjithshme vendore te njesive te qeverisjes vendore, sipas percaktimeve te ligjit nr. 10119, date 23.4.2009, te ndryshuar.