E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Tolerancë zero krimit


Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Luftën ndaj Krimit, kryeministri Sali Berisha ka kërkuar tolerancë zero në komunat e vendit ku mbillet lëndë narkotike dhe njëherësh ka kërkuar investime në këto zona në mënyrë që të lehtësohet jeta e banorëve.
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është bërë një punë e madhe për luftën ndaj kanabisit dhe ka përgëzuar forcat e rendit. "Përgëzoj forcat e rendit, deputetët të cilët kanë bërë një punë komunitare të dobishme në disa komuna të vendit, si në Lazarat", u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, kryeministri ka përcaktuar si të një rëndësie të veçantë investimin në këto komuna.
"Ajo që duhet të bëjmë ne është të përcaktojmë programe të veçanta për të ndihmuar këto komunitete. Nga një anë të ketë zero tolerancë për mbjelljen, por nga ana tjetër ne do të investojmë fuqishëm në këto zonë që të lehtësojmë jetën e tyre", u shpreh ai.
Kryeministri ka kërkuar gjithashtu zbatim të ligjit që penalizon pushtetarët në komunat ku mbillet lëndë narkotike.
"Ligji që penalizon pushtetarët për mbjelljen e lendëve narkotike të zbatohet, ata janë zot të vendit ku mbillet kanabisi", shtoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›