E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën, dy vëllezër të moshuar vrasin njëri-tjetrin

Dy vëllezër në moshën 79 dhe 76 vjeçare kanë humbur jetën tragjikisht sot pasdite në Bjeshkën e Domënit pasi kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe armë gjatë një konflikti për kufirin e një livadhi.

Isa çela 79 vjeç dhe Hysen çela 76 vjeç, të cilët ishin me bagëti në bjeshkë janë zënë me njëri-tjetrin për kufijtë e livadhit që kishin në përdorim.

Mësohet se dy vëllezërit, familjet e të cilëve jetojnë në fshatin Domën, kishin disa kohë që nuk flisnin mes tyre, pikërisht për pronësinë e një pjese të livadhit të pyllëzuar me dru ahu, për të cilën kishin të dy pretendime pronësie. Në pasditen e së hënës, konflikti mes tyre ka sjellë dhe përleshje fizike dhe sipas të dhënave paraprake të grumbulluara nga policia, ka qenë vëllai më i vogël, Hyseni, 76 vjeç që me një levë hekuri ka goditur në kokë vëllanë e tij më të madh Isa çelën 79 vjeç. Ai ka pasur me vete një armë zjarri pistoletë dhe me të ka qëlluar një herë në drejtim të vëllait duke e plagosur në brinjë. Më pas i plagosuri mendohet se ka mundur të ngrihet dhe të qëllojë me mjete të forta vëllanë e tij duke i shkatuar disa plagë.

Transporti i të plagosurve është bërë me shumë vonesë për shkak të rrugës tejet të keqe malore dhe largësisë nga zonat urbane.

79 vjeçari Isa çela, si pasojë e plagëve ka gjetur vdekjen rrugës, ndërsa vëllai i tij, Hysen çela është dërguar në spital ku fillimisht është thënë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka vdekur edhe ai. Sipas policisë, dyshohet se në këtë ngjarje janë përfshirë dhe persona të tjerë, famijarë të dy palëve, por kjo po hetohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›