E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Topi e Ina Rama urdher te me hetonin nese seleminohesha me puc

/ /

Kryeministri Sali Berisha raportoi dje ne Komisionin Hetimor Parlamentar mbi ngjarjet e 21 janarit te cilen ai e cilesoi si nje puc per marrjen e pushtetit me dhune. Kreu i qeverise u tregua i ashper me SHISH por edhe me institucionet e tjera.

Ne te njejten kohe Berisha deklaroi se grushti i shtetit ka qene real madje sipas tij ka pasur disa skenare dhe njeri prej tyre ka pasur si qellim ndjekjen e tij nga Prokuroria.


Eduard Halimi Z. Kryeminister do te fillojme me paraqitjen nga ana juaj te informacioneve qe keni pasur para dates 21 janar si dhe masat qe keni marre per perballimin e situates kur u rrethuat per 5 ore si dhe duam nje kendveshtrim nga ana juaj mbi hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimit te organizuar kriminal per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011.
Sali Berisha Sot jam ketu per te deshmuar per ngjarjen me te shemtuar ne historine e shtetit shqiptar nga qershori i vitit 1924 gjer me sot per nje puc grusht shteti te organizuar nga trojka Edvin Kristaq Rama Gramoz Ruci Skender Gjinushi per te permbysur me dhune pushtetin e dale nga zgjedhje te lira dhe te ndershme per ti kthyer Shqiperise dhe shqiptareve koherat e republikave te bananeve koherat me te veshtira me te pasigurta e me te pamerituara per qytetaret shqiptare. Partia Socialiste eshte e vetmja parti e cila ne kongresin e saj te qershorit te vitit 90 do te sanksionohej si trashegimtare juridike e Partise se Punes te Shqiperise. Ne vitin 97 Partia Socialiste perdori dhunen armet e te gjitha mjetet per te ardhur ne pushtet. Partia Socialiste nuk beri kurre zgjedhje te denja per nje vend dhe pasi i humbi ato me drejtimin e ri dhe dua ta theksoj me drejtimin e ri sepse une me gjithe kundershtine e jashtezakonshme qe kam pasur me kryetarin e saj te meparshem kam vleresuar e vleresoj faktin se ky zoteri pranoi rotacionin e pushtetit ndersa udheheqja aktuale trojka Rama Ruci Gjinushi gjate gjithe ketyre viteve nuk kane bere asgje tjeter vecse te minojne me cdo kusht voten e lire te shqiptareve pushtetin e dale prej saj. Ky ishte nje grusht shteti i kryer diten per dreke para mediave te Shqiperise e te mbare botes. Urdher banditeve u jepte kryetari i pucit por edhe ish-ministri i Sigurimit te Shtetit Gramoz Ruci edhe ish-ministri i regjimit te Enver Hoxhes Skender Gjinushi madje dua te them dhe ministra e mbi ministra te atyre qe shqiptaret i nxoren me vote nga pushteti dhe qe erdhen me dhune. Ai ka pasur skenarin tipik pucist i cili filloi me montimin falsifikimin e nje video nga Edvin Kristaq Rama me ndihmen e nje hierarku e nje persekutori te vjeter te Sigurimit te Shtetit njeriut qe burgoste me ekspertizat e tij hanxhar te rinjte shqiptare edhe djalin e tribunit legjendar te lirise se shqiptareve te Abaz Kupit Fatbardh Kupi. Ketu eshte dokumenti i njeriut qe 30 vjet me pare me deshmine e tij do te bente qe te denohej me 12 vjet burg nje i ri per hartimin e matures qe kishte bere dhe ky eshte cakalli i Edvin Rames me te cilin filloi edhe skenari i grushtit te shtetit. U shfaq nje video. Zoti kryetar reagimi im ndaj asaj videoje ka qene i fuqishem dhe jo se une u lendova personalisht por se e perceptova ate si fillimin e nje skenari ogurzi. Ne rast se qytetareve u kujtohet ne menyre te perditshme ne parlament dhe kudo u ndermoren sulmet me te fuqishme kunder manipulatorit dhe organizatorit te ketij manipulimi. Per 10 dite resht deputete dhe drejtues te PS-se ne rrethet Has Kukes Puke Shkoder Lezhe Mirdite Peshkopi Burrel Tirane Durres Kruje Librazhd Elbasan Korce Kolonje Permet Tepelene Gjirokaster Vlore Sarande rekrutuan mercenaret paguan sipas dokumenteve te pakundershtueshme 200 deri ne 300 dollare vetem per dhunen 50 deri ne 100 dollare per transportin dhe shpenzime te tjera. U mblodhen per tu shperndare nga baronet e krimit te organizuar ne krye te PS-se Fidel Ylli Tom Doshi Sadri Abazi Artan Dulaku Koco Kokedhima e te tjere rreth 2 milione euro. Jane shperndare 1.3 milione dhe te tjerat jane ne rezerve apo kane perfunduar ne xhepat e tyre sepse bashibozuket ate dite u kthyen e po vidhnin protestuesit ne menyren me cnjerezore. Me keto para jane siguruar ngarkesat e tritolit jane siguruar armet e vecanta kallashnikovet. Zoti kryetar ne mediat e ketij vendi jane transmetuar thirrjet qe vinin nga kullat binjake nga drejtuesit e tyre perpara hyni cani porten. Por sot disponojme dokumente te pakundershtueshme se deputetet kryesore te kesaj partie kerkonin me cdo kusht urdheronin me telefon nga lokalet e Fidelit perpara ecni mos kini frike te shtenat jane me fisheke manovre ju do fitoni dhe gjenerali tjeter qe pyeste tu cojme tani kallashet apo me vone. Tek Tajvani nje makine e vecante ishte e mbushur me tritol ne kallepe 400 grameshe te cilat u shperndane dhe i hodhen ne menyre te perseritur kunder Gardes dhe Policise se Shtetit. Makinat me kallashnikove ishin afer. Edi Rama qendronte ne krye te komandes. Ne rast se ndonjehere nje nga pucistet i sigurt ne disfaten i sugjeroi te largohemi se humbem kryepucisti i thote ne asnje menyre te vazhdoje beteja. nderronte besonte se me ata bandite me ata njerez te hurit e te litarit te gurit e eksplozivit do mund te vinte ne zyren e Kryeministrit. Kryeministria Keshilli i Ministrave kishte nje mbrojtje te plote e totale. As 200 as 2000 e as 20 mije nuk mund ta merrnin ate. Kurre Por natyrisht pjesa me kriminale e kesaj ngjarjeje ishte ne bunkerin e Fidelit. Aty Edvin Kristaq Rama me pucistin Ruci Gjinushi me bllokmene te tjere por dhe eksponente te mafias qe ka te dy dulaket me pasardhes te bllokut me te ashtuquajturit gazetare te cilet do te botonin ne faqet e zeza te tyre njoftimin se Berisha u arratis kerkoi strehim ne Ambasaden Serbe. Te gjithe ishin ne komande. Qe te gjithe jane te dokumentuar. Ne komande ishin edhe ata deputete te PS-se qe rrethuan me zjarr Kryeministrine dhe i prine zjarrit. Keni bere nje akt shume te pergjegjshem kerkuat  tabulatet. Tek Shekspiri thuhet drama gracka ku shpirti i mbretit kapet si laraska. Tabulatet u bene edhe gracka ku shpirti i pucisteve kapet e bie si laraska. Ata e dine veten e tyre ndaj ketij akti cka i ka tronditur pucistet sepse ne ato kontakte jane te gjitha lidhjet e tyre me krimin ne ato kontakte qendrojne te gjitha lidhjet e tyre me pucin. Ne mengjesin e dates 21 janarit si akti i pare zyrtar kam thirrur ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit dhe u kam kerkuar tu transmetojne Policise se Shtetit dhe Gardes porosine time per vetepermbajtje maksimale te deshmojme respekt te madh per protesten paqesore per ata qe duan te protestojne ne menyre paqesore. Ajo qe eshte e papranueshme dhe qe kerkon nje hetim te thelle  nga juaj eshte fakti se Sherbimi Informativ Kombetar Agjencia pergjegjese per zbulimin dhe kunderzbulimin ne kete vend qe nje nga objektivat kryesore ka mbrojtjen e rendit kushtetues nuk ka sjelle as edhe informacionin me te vogel. Kerkeses se Drejtorit te Pergjithshem te Policise ne daten 16 janar dhe ju do keni disponibel dokumentin kjo agjenci i pergjigjet se nuk ka asgje te re. Nderkohe kur ne kishim informacione te plota per ate qe mund te ndodhte. Cili eshte shkaku dhe arsyeja cfare ia lidhi syte e i shurdhoi veshet ketij Sherbimi per te cilin qeveria shqiptare shpenzon sot per punonjesit e saj 70 per qind me shume se ne vitin 2006. Natyrisht ishte nje sherbim me 1500 vete dhe i binte te ishte 10 here me i madh se Sherbimi i Britanise se Madhe po ta proporcionojme per fryme u ridimensionua dhe arriti ne 950 vete dhe per punonjesit shpenzimet ne kete Sherbim jane rritur 70 per qind sa asnje institucion tjeter i vendit. Kjo ceshtje meriton nje hetim i plote. Nese keta sy te lidhur e veshe te shurdhur kane lidhje me vendosmerine e Kryeministrit per te percaktuar mandatin eshte ne tagrin tuaj ta hetoni. Pas nje kerkese te bere nga aleati e vendi qe ka pergjegjesine kryesore ne bote per sigurine une e shtyva ndonese une mbeten dhe i qendroj parimit te mandatit. Por nje vend qe ka bere gjithcka per Shqiperine me shume se kushdo tjeter nuk mund te mos degjohej nga Kryeministri dhe kete e bera pasi bisedova me zyrtare te qeverise amerikane me nje mirekuptim. Natyrisht jo se une do te hiqja dore nga mandati por normale qe ne ceshtjet e sigurise e them edhe haptas ne mbeshtesim kudo e per cdo gje qeverine e Shteteve te Bashkuara e mbeshtesim sepse ato kane pergjegjesine kryesore ne bote per sigurine e paqes e stabilitetit. Kjo eshte arsyeja. Sherbimi Informativ ne disa rrethe ju duhet te hetoni nese kane derguar apo jo te dhena ne qender nuk mund ta them. Une personalisht di te them kete qe thote policia. shte e papranueshme qe gjate dites se pucit Drejtori i Sherbimit Informativ nuk i ka hapur telefonin Drejtorit te Pergjithshem te Policise i cili i ka telefonuar ne menyre te perseritur. Po diten e pucit ky zoteri i ka deklaruar Shefit te Sherbimit te Inteligjences Ushtarake se nuk ka asgje te vecante. Dhe kjo eshte nje deklarate ne dreke. Komisioni duhet te hetoje per te gjithe keto. Nje faktor tjeter politik i ketij puci sic do faktohej Prokurorja e Pergjithshme do te vendoste arrestimin e te gjithe zinxhirit te komandes se Gardes ne menyre qe pucistet te demonstronin lirshem kunder horrave te Gardes e te pushtonin institucionet. Ministri me informon heret e me thote se na ka ndodhur kjo gje. Por une kisha informacion edhe per stadin B dhe per stadin C te pucit ndaj nuk isha aspak i papergatitur. Ne keto kushte ministri lidhet ne telefon me Prokuroren e Pergjithshme dhe i thote se ne rast se arrestonin pa asnje hetim te gjithe zinxhirin e komandes se Gardes me ke do ti mbrojme institucionet pasi ai i kishte shpallur lufte horrave te Gardes qe nuk e lane te realizonte qellimin e tij pucist. Burimet direkt nga Prokuroria e Shtetit me informojne se ishte pergatitur grupi i gatshem i cili ne rast se Kryeministri nuk do eliminohej me puc do te merreshin me hetimin e tij. Nga Prokuroria e Pergjithshme me njoftojne se ky eshte urdher direkt i Prokurores se Pergjithshme ne bashkepunim me kreun e shtetit. Nderkohe te nderuar deputete ne deklaraten qe kreu i shtetit kishte leshuar pasdite ne kulmin e agresionit ndaj Keshillit te Ministrave Shkelqesia e tij nuk citonte as edhe nje here te vetme fjalen dhune. Shkelqesia e tij Presidenti i Republikes i kerkonte te gjithe faktoreve te negocionin per te qetesuar protestuesit. Nderkohe dergonte zedhenesin e tij te pashpallur ne Top Channel ku shprehej se Berisha duhet te negocioje me banditet. Keto jane problemet nje beseprere dilte aty dhe thoshte se Berisha duhet te shqyrtoje dhe zberthente po nuk e kuptova se kush ia kishte shkruar shokut ate komunikate ky atij apo ai ketij. Pra i kerkohej Kryeministrit te rrethuar qe te turperonte flamurin e te negocionte me bandite. Kjo eshte deklarata. Presidenti i Republikes duhet te jape shpjegime se cfare ia mbylli syte atij qe nuk pa dhunen qe pane shqiptaret kunder institucionit kushtetues cilat ishin ato mure qe nuk e lane ate te shohe cilat ishin ato ekrane qe nuk ia paraqiten atij kete dhune. Kjo eshte ceshtje te cilen ju duhet ta hetoni. Shqiptaret duhet ta mesojne te verteten. Nje gje dua tju garantoj se ndaj tij ne menyre te perseritur kam deshmuar respekt respekt dhe vetem respekt. Qe tre muaj kur ka ardhur pas emerimit ne Partine Demokratike ne ate seli ky zoteri ka pasur vetem mbeshtetjen dhe respektin e kryetarit te saj. Tani ishte e habitshme. Te nesermen ministri me thote se kishte nje takim Presidentin ne oren 10.00. E pyes perse e kishte kerkuar ate takim dhe mu pergjigj per arrestimet e Gardes. I them te mos merrej me kete pasi une kam informacionet e mia dhe qe gjithcka kombinohej mes Prokurores se Pergjithshme dhe atij. Por meqenese do te shkosh pasi nuk ke pse e anulon takimin i thashe shtroi nje pyetje Zoti President mbi pese ore eshte sulmuar ne menyre barbare Policia e Shtetit dhe institucioni kushtetues i Keshillit te Ministrave. Dhe pergjigja e Presidentit te Republikes ishte kjo opozita ka vetem fjale. Se dyti kur po diskutohej ceshtja e arrestimit te zinxhirit te komandes se Gardes Presidenti i Republikes i drejtohet ministrit Basha Ki kujdes ato letrat e tua. Ne nje situate te tille per te parandaluar zhvillime ministri takon perfaqesuesit kryesore diplomatike dhe une i thirra ne takime te vecante dhe ne grup. Ne keto takime i informova per zhvillimet dhe u kerkova qe te sjellin hetues dhe te kontribuojne ne zbardhjen e kesaj te vertete. Ne jemi shume te hapur ndaj cdo hetimi se do te vleresoja shume cdo kontribut ne kete drejtim dhe se nuk kam asnje tendence ne menyre absolute per te parandaluar asnje lloj hetimi. Perkundrazi te secili nga ata per te cilet eshte leshuar mandat arresti eshte i gatshem te deponoje nga ora 12 e nates ne oren 12 te dites por jo nen arrest kolektiv sic veproi kryeprokurorja. Ne nje zhvillim intensiv takimesh ambasadori i SHBA-ve njoftoi se qeveria amerikane ka pranuar dhe eshte e gatshme te ofroje ndihme per hetimin pasi besueshmeria e institucionit ishte kompromentuar ne shkallen maksimale nga titullari i saj. Ky titullar por edhe zoti Rama pranuan qe eksperte te shquar te SHBA-ve ti bashkohen hetimit duke e konsideruar hetimin si elementi me themelor te zgjidhjes se kesaj krize te rende te krijuar nga tentativa per te marre pushtetin me dhune nga kreu i PS-se se bashku me Gramoz Rucin e Skender Gjinushin. Ne menyren me te papergjegjshme ne prani te ambasadorit te SHBA-ve prokurorja e vendit deklaron para gazetareve se nuk kishte marre asnje padi nga policia per dhunim te rendit kushtetues ne nje kohe kur e kishte marre te pakten 24 ore perpara. Ju kerkua ne menyre te perseritur te jape sqarime por nuk pranoi. Ajo qe eshte me e renda e rende njelloj sa rrethimi i Kryeministrise dhe sulmi ndaj saj ishte shkelja e marreveshjes me faktorin nderkombetar qe beri prokuroria e vendit. Ne per te kontribuar ne nje progres vendosem dhe rame dakord qe te gjithe anetaret e Gardes te paraqiteshin per hetim urdhrat e arrestit do te anuloheshin e do te vazhdonte hetimi sipas te gjithe procedurave me gjykate e gjithcka tjeter. Ne menyre befasuese kjo zonje pasi kishte dhene miratim te plote per nje marreveshje hollesisht te negociuar e shkel ate dhe gardisteve te paraqitur per hetim kerkon me cdo kusht tu vere hekurat pasi mitingu ishte te premten. Hetimi i shkaqeve te shkelmimit te kesaj marreveshjeje duhet te jete nje nga pistat kryesore ne hetimin e grushtit te shtetit cila ishte qendra cili ishte truri cili ishte bosi qe urdheroi zonjen te grise marreveshjen. Ka nje rendesi te madhe per vendin qe kjo te gjendet. Prandaj ju djegin shume tabulatet se te nesermen e pucit ne oren 5 pasdite zonja merr ne telefon Drejtorin e Pergjithshem te Policise dhe i kerkon ekzekutimin e mandateve. Drejtori i thote se i keni plotesuar me lapsuse teknike dhe vetem 30 minuta me vone Edi Rama kryepucisti paraqitet para mediave dhe deklaron se policia nuk po ekzekuton mandatet sepse thone se kane lapsuse teknike. Une kam indicet e mia se cili ishte komunikimi i zonjes Rama me zotin Rama por eshte ne tagrin tuaj dhe une do te perpiqem te jap ndihmesen time. Por sidoqofte lemeria nga tablatet flet vete. Jam ketu per tu shprehur nje mirenjohje shume te thelle qytetareve te Tiranes por ne teresi qytetareve shqiptare te cilet me maturine e tyre te qendrimit demokratik me pergjegjesine e tyre lane ne vetmi 200-300 bandite njerez te hurit e te litarit bene qe nje grup aventurieresh te ndryre ne kullat binjake ne lokalin e Fidelit pinjolle te Bllokut lakej e cakej te tyre perreth te perjetojne deshperimin dhe turpin me te madh per deshtimin e tyre. Une dua te falenderoj te gjithe ata qytetare te cilet dhane dhe japin nje kontribut te madh per te qartesuar rolin e gjithsecilit atyre qe ishin ne bunker dhe atyre qe ishin ne shesh.
Fatos Hoxha Zoti Kryeminister nga ato qe raportuat ju sot ketu po edhe gjate seances plenare eshte evidentuar se Drejtoria e Pergjithshme e Policise ose Drejtori i Pergjithshem i Policise nuk ka pasur informacion nga SHISH pavaresisht kerkeses qe ka bere policia ndaj ketij sherbimi mos gaboj ne date 15 janar. Ne ligjin per Sherbimin Informativ neni 5 pika 2 ky sherbim detyrohet qe ti jape Kryeministrit informacion ne lidhje me ceshtjet e sigurise. A keni pasur ju si Kryeminister i vendit informacion direkt nga SHISH ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit
Sali Berisha Une sqarova se kam pasur informacione te shumta por jo nga Sherbimi Informativ Kombetar dhe nuk ka pasur as nga Policia e Shtetit.
Fatos Hoxha Pyetja e dyte ka te beje me pucin sic e quani ju te dates 21 janar. Dhuna ne kete demonstrate u paralajmerua dhe u provokua vete demonstrata nuk pati asnje mesazh politik. Gjate gjithe kohes u ushtrua vetem dhune dhe sulm mbi institucionet. Ne kendveshtrimin tuaj zoti Kryeminister pse nuk ka hetim per kete dhune
Sali Berisha Gjate demonstrimit ka pasur keto me lejoni tu lexoj vetem nje segment sa kerciti pushka e pare bertiten me te madhe eshte momenti me u dhene kallashet kapni kallashet u coni kallashet. Gjenerali nuk quhet gjeneral nuk eshte luftarak bertiste me te madhe. shte koha serish eshte koha me u cuar kallashet coni kallashet. Kreu i pucit ndodhej aty kreu i pucit u nis te largohej kur makina qe do hapte dyert e Kryeministrise hyri ne oborrin e Kryeministrise. Pra nuk kishte slogane kishte urdhra dhe komande. Kishte urdhra ndaj dhe ato tabulatet i kane lemerisur aty ishin nen komanden e Edi Rames 3-4 persona te tjere te cilet urdheronin. Ky qe pyeste per kallashin eshte nje nga kokat kryesore te mafias shqiptare. Legnant kryesor i Edi Rames me imunitet per arsye hetimi ju do ti merrni te gjitha keto te nderuar deputete ne perpilimin e raportit tuaj ju garantoj. Sikunder tjetri qe u thoshte se na duhen te vdekur. Kjo perpjekje eshte e tmerrshme por eshte humbje e madhe po nuk pati te vdekur dhe ky eshte nje kriminel tjeter qe qendronte mbi grupin e te ashtuquajturve analiste. Qe ne kohe paqe shkruanin fjalimet ne kohe lufte urdheronin plumbat. Pra nuk kishte slogane kishte urdhra kishte urdhra per tritol kishte urdhra per kallash kishte urdhra per te gjitha veprimet. Ngazellimi i tyre kur u hap dera ka qene i jashtezakonshem. Deshperimi i tyre ka qene vdekesor kur u pa qe territori nuk mund te merrej.
Fatos Hoxha Zoti Kryeminister perse Prokuroria ne kendveshtrimin tuaj nuk heton keto iniciatore te dhunes
Sali Berisha Besoj se eshte bere shume i qarte qendrimi. Ne rast se Prokuroria do te kishte hapur ceshtje per dhunim te rendit kushtetues ju garantoj se ju sot nuk do ishit ketu dhe une nuk do isha perballe jush dhe ju nuk do ishit ne kete komision. Por fakti qe Prokuroria beri gjithcka per te mbrojtur per te arrestuar komandantet e Gardes dhe per te liruar nje nga superkriminelet e atij puci deshmoi se jo vetem ka humbur pavaresine por ka qene pjese e tij. Sidoqofte tani dua te siguroj shqiptaret se hetimi do jete i shkelqyer dhe se ky hetim ka besimin e plote te qeverise shqiptare por duhet te kete besimin e plote te te gjithe shqiptareve. Qeveria e Shteteve te Bashkuara e ka bere te qarte ne menyre te perseritur se ajo nuk mbeshtet nje qeveri nuk mbeshtet nje parti politike ajo mbeshtet popullin shqiptar. Jam i sigurt qe cilado qeveri te kishte qene qendrimi i ketij vendi mik do te ishte ky qe u tregua ne keto dite te veshtira. Ndaj dhe nuk kemi pse te mos kemi besim te plote tek procesi hetimor.
Enkelejd Alibeaj Zoti Kryeminister une do bej skeptikun sot ne kete komision hetimor per ate cfare juve thate dhe cfare kemi pare. Ne hetimin e situates qe u konstatua me 21 janar nje gje u perceptua mediatikisht nga te gjithe godina e Keshillit te Ministrave e rrethuar godina e Keshillit te Ministrave e goditur godina e Keshillit te Ministrave e cenuar. Juve thate se qe ne oren 2 e 15 keni qene ne zyren tuaj. Gjate gjithe periudhes prej 5 oresh kur godina e Keshillit te Ministrave ishte ne kete agresion dhe ju ndodheshit brenda a keni pasur ju kontakte me kreret e institucioneve shqiptare 
Sali Berisha Se pari une kam qene ne komunikim periodik me ministrin Basha i cili me ka ardhur ne zyre dhe i kam kerkuar qe te ndjeke detyren. Me kryetaren e Parlamentit kam komunikuar periodikisht me ministrin Imami dhe te tjere. Me drejtorin e pergjithshem te policise kam ndjekur cdo minute zhvillimet.
Enkelejd Alibeaj Zoti Kryeminister ju thate ne shpjegimet tuaja qe ky eshte nje grusht shteti dhe ky eshte nje perkufizim dokrinal sic ju e shpjeguat me pare. Sigurisht ka anen e dukshme ate cka ne pame te gjithe dhe gjithe shoqeria e pa dhe nje ane te padukshme ose qellimi qe duhej te arrihej nga ai agresion ndaj jo vetem godines se Keshillit te Ministrave. Ne kete rast une do doja te dija juve thoni qe sjellja e institucioneve shqiptare ato te cilat drejtperdrejte apo terthorazi kane pasur detyrimin te informonin parandalonin madje dhe te ndeshkonin kane qene thjesht pasive qe eshte varianti i pare. Kane qene aktive por ne kundershtim me ligjin varianti i dyte
Sali Berisha Kurre ate ndertese nuk mund ta merrte kush kjo ishte jashte cdo lloj dyshimi. Problemi im me kryesor ishte cmimi i mbrojtjes po mbrojtja e flamurit ishte absolute. Nuk mund te bej fjale qe kush te merrte ndertesen me asgje ndertesa nuk mund te merrej. Ndertesat Garda e Republikes u garanton nje mbrojtje te shkelqyer te gjithanshme nderkohe punonjesit aty jane te detyruar te nderojne detyren jane te detyruar qe per territorin brenda te shnderrohen ne gardiste. Dhe absolutisht nuk kam pasur as impresionin me te vogel nga nje grup bashibozuksh. Natyrisht rregulli donte qe te mos i hidhja ne Lane po te shkonin te drejtesia. Ju garantoj ju qe ekzistonin te gjitha forcat qe ata po te ishte puna te pergjigjeshim flake per flake do u jepej sic e meritonin. Por kjo nuk mund te ndodhte ne nje vend me institucione te forta dhe demokratike. Nuk kishte asnje arsye aty isha Kryeministri i vendit duhet te nderoja detyren time.
Gent Strazimiri A e keni ndjere veten te kercenuar ju personalisht dhe e dyta ju a kishit dijeni se eliminimi fizik ishte nje nga objektivat e asaj dite
Sali Berisha Dua tju garantoj se pervec momentit te deshtimit te plote dhe total te sherbimit per te informuar per ate pergatitje nuk ekzistonte asnje e dhene tjeter e ketij sherbimi. Nuk kam asnje arsye qe une te leshoj dhe hijen me te vogel te dyshimit. Kam pasur ndermend te zevendesoj kreun e SHISH mbi bazen e mandatit. E kam pasur dhe e kam shtyre sepse ka pergjegjesi per boten. Persa i perket qendrimit tim natyrisht ato pese ore i kam perjetuar dhe nuk mund te them pa dhimbje se ata police qe goditeshin nga nje grup kriminelesh te droguarish mercenaresh te cileve u ishte thene se ne oren 12 te dites u thane qe ka rene Sali Berisha se ai sot e ka fundin e tij. Tani le te ngrinin guret e themelet Kryeministrise. Une personalisht pervec keqardhjes qe ndieja per policine dhe Graden ne drejtim te te cileve hidheshin tritole dhe qe kishte prapa vetem murin kurse per vete se kam ndiere fare. Absolutisht e para brenda nuk hynin. E dyta po te ndermerrnin nje sulm frontal do te ndermerrnin nje disfate totale. E parashikoja por pastaj do te kishte nje tjeter gje sepse sdo te flinin me mburoja. Ka rregulla te tjera prandaj une skam ndjere asnje lloj rreziku dhe i kam pasur veshet te qete si cdo dite. Nuk mund te kete impresione.
Gent Strazimiri Gjate atyre 5 oreve te rrethimit ju skeni pasur asnje telefonate as nga Topi as nga kreu i SHISH apo Prokurorja per tju pyetur si jeni
Sali Berisha Jo skam pasur asnje. Kam pasur me qindra nga qytetaret. Kam pasur me qindra qytetare nga mbare Shqiperia por skam pasur me ta dhe skisha nevoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›