E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni hetimor ne Kushtetuese. PS Kuvendi konflikt me Prokurorine

/ /

Partia Socialiste i kerkoi dje Gjykates Kushtetuese ta cilesoje si antikushtetues komisionin hetimor te maxhorances per ngjarjet e 21 janarit.

Deputetet socialiste pasi hodhen firmat e tyre depozituan kerkesen ne zyrat e protokollit te gjykates dhe presin prej saj marrjen e nje vendimi paraprak per te pezulluar veprimtarine e komisionit hetimor deri ne vendimin perfundimtar te Gjykates Kushtetuese per kete kerkese. Nje grup deputetesh kerkojne zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetences ndermjet Prokurorise dhe Kuvendit te Republikes se Shqiperise duke percaktuar organin kompetent qe duhet te merret me hetimin per zbardhjen e shpejte e te plote te fakteve ngjarjeve dhe pergjegjesive te individeve ideatoreve ndihmesve dhe bashkepunetoreve te cilet akuzohen per kryerjen e veprave penale dhe per te cilen ka lindur mosmarreveshja konkrete shprehen deputetet socialiste ne kerkesen e tyre. Ne thelb te kerkeses se tyre socialistet percaktojne konfliktin e kompetencave mes Kuvendit te Shqiperise dhe Prokurorise. Objekti i hetimit te komisionit hetimor ka cenuar shtetin e se drejtes dhe parimin e ndarjes se pushteteve parimin e respektimit te jetes private te individit moscenimin e imunitetit te deputetit dhe te disa subjekteve te tjere qe per shkak se mbajne dhe ushtrojne funksione te larta publike gezojne imunitet thuhet ne kerkesen e deputeteve. Duke iu referuar neneve kushtetuese deputetet socialiste shprehen se Kuvendi ka shkelur nenin 7 te Kushtetutes sic eshte ai i ndarjes dhe balancimit te pushteteve. Kuvendi ka shkelur parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve neni 7 i Kushtetutes sepse ndjekja penale eshte detyre e Prokurorise neni 148/1 i Kushtetutes ndersa vleresimi i ketyre ceshtjeve konkrete eshte prerogative e pushtetit gjyqesor neni 135/1 i Kushtetutes. Kuvendi ka hyre ne kompetencat e Prokurorise duke i percaktuar komisionit parlamentar ndermjet te tjerave hetimin e veprimtarise se organeve te zbatimit te ligjit per masat qe ato kane marre per zbardhjen e shpejte e te plote te fakteve ngjarjeve dhe pergjegjesive te individeve ideatoreve ndihmesve dhe bashkepunetoreve per dhunen dhe tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues te cilen e lidhin me ngjarjet e dates 21 janar 2011 shprehen deputetet socialiste ne kerkesen e tyre.

Kerkesat e deputeteve te PS

Zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetences ndermjet Prokurorise dhe Kuvendit te Republikes se Shqiperise duke percaktuar organin kompetent qe duhet te merret me hetimin per zbardhjen e shpejte e te plote te fakteve ngjarjeve dhe pergjegjesive te individeve ideatoreve ndihmesve dhe bashkepunetoreve te cilet akuzohen per kryerjen e veprave penale dhe per te cilen ka lindur mosmarreveshja konkrete.

Kuvendi ka shkelur parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve neni 7 i Kushtetutes sepse ndjekja penale eshte detyre e Prokurorise neni 148/1 i Kushtetutes ndersa vleresimi i ketyre ceshtjeve konkrete eshte prerogative e pushtetit gjyqesor neni 135/1 i Kushtetutes

Nje objekt i tille hetimor nuk lidhet me ndonje veprimtari tjeter shteterore pervecse me ate qe kryen organi i ngarkuar nga Kushtetuta per ushtrimin e ndjekjes penale. Ne kuptim te Kushtetutes dhe te dispozitave te Kodit te Procedures Penale asnje organ tjeter vec Prokurorise nuk mund te ushtroje ndjekjen penale.

Te pezullohet veprimtaria e komisionit hetimor deri ne marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese pasi veprime procedurale te nje hetimi penal ndaj Presidentit te Republikes Kryeministrit Kryetarit te Kuvendit Prokurorit te Pergjithshem dhe deputeteve pavaresisht imunitetit te tyre kur behen veprime qe cenojne te drejtat dhe lirite e shtetasve demi eshte i pariparueshem pasi veprime te tilla dhunojne Kushtetuten ne themelet e saj ne menyre te pakthyeshme.

Veprimtaria e nje komisioni hetimor nuk duhet as te zevendesoje e as te marre kompetencat e organeve te cilat ne baze te Kushtetutes jane te detyruara ta realizojne kete kompetence. Gjykata Kushtetuese eshte shprehur se e drejta per te ushtruar hetim parlamentar nuk mund te jete e pakufizuar. Kufizimi i saj lidhet me detyrimin qe objekti i hetimit te respektoje parimet kushtetuese si parimi i ndarjes se pushteteve i prezumimit te pafajesise.

Pezullimin e zbatimit te vendimit nr.82 date 23.01.2011 te Kuvendit te Shqiperise Per ngritjen e Komisionit Hetimor te Kuvendit per hetimin e veprimtarise se institucioneve shteterore per zbulimin identifikimin perballimin neutralizimin pengimin dhe ndeshkimin e veprimtarise kriminale per dhunimin e institucioneve dhe permbysjen e rendit kushtetues ne daten 21 janar 2011 deri ne shpalljen e vendimit perfundimtar te Gjykates Kushtetuese.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›