E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS protesta ne Tirane dhe tre qarqe. Rama Berisha dhunon pushtetin e katert

/ /

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi dje Kryeministrin Berisha se po dhunon mediat. Duke iu referuar vendimit te komisionit hetimor parlamentar te Partise Demokratike per hetimin e tabulateve telefonike te disa gazetareve kryetari i opozites tha se ky veprim eshte nje sulm i hapur ndaj pushtetit te katert ne vend medias se pavarur.

Jane kater gazetare te njohur si elemente te padeshirueshem per Saliun dhe regjimin e tij te cilet njeri pas tjetrit Saliu i ka sulmuar duke u cenuar edhe familjet. Vendimi i komisionit hetimor eshte nje sulm ndaj pushtetit te katert qe nuk i eshte nenshtruar regjimit te Saliut theksoi Rama gjate nje konference per shtyp ne seline roze ndersa akuzoi kreun e qeverise se po sulmon te gjithe me guret e antikushtetueshmerise. Me tej Rama nenvizoi vendosmerine e opozites per te vazhduar rrugen e rezistences paqesore deri ne permbushjen e kauzes se tyre ne menyre qe sic tha kryesocialisti Shqiperia te mos kthehet ne kohen e zeze te partise-shtet dhe shtetit-parti. do dite qe kalon nxjerr me ne pah kauzen tone. Jemi te vendosur per te zmbrapsur kusarine e pushtetit. Te premten do te ridalim ne rrugen e rezistences paqesore ne rruget e Tiranes Lezhes Vlores dhe Korces u shpreh Rama.
Grupi i PS
Grupi i deputeteve socialiste vendosi dje vazhdimin e protestave masive te premten. Kesaj radhe protesta nuk do te zhvillohet vetem ne Tirane por dhe ne tre qarqe te tjera si Vlore Korce dhe Lezhe. Gjate mbledhjes se grupit te deputeteve socialiste Rama ka njohur te zgjedhurit e vet rreth qendrimit qe duhet te mbajne perballe maxhorances aktuale. Sipas tij opozita duhet te jete ne shesh e te behet njesh me popullin i cili kerkon ndryshime te menjehershme. Kusht per ndryshimin e qendrimit te opozites perballe maxhorances mesohet te jete dorezimi nga Kryeministri Berisha i 6 gardisteve per te cilet Prokuroria ka leshuar urdher-ndalimet. Duke shpjeguar raportin qe socialistet do te kene me parlamentin Rama mesohet te kete thene se deputetet socialiste duhet te shkojne vetem ne seanca parlamentare te cilat duhet te karakterizohen nga nje debat i forte vecanerisht i fokusuar ne ngjarjet e 21 janarit. Mesohet se deputetet socialiste do te ndjekin te njejten taktike si ne seancen e 17 janarit kur ata dolen perpara foltores sa here Kryeministri Berisha permendte emrin e Edi Rames dhe jeten personale te deputeteve. Kreu socialist ka mbledhur deputetet te grupuar sipas qarqeve per ti dhene udhezimet specifike per tubimet ne cdo qark por dhe per mundesimin e ardhjes se mbeshtetesve te opozites ne Tirane. Mesohet se protestat do te jene paqesore dhe do te shmanget perdorimi i dhunes nderkohe nuk jane dhene shume detaje se cila do te jete skema e organizimit te protestes se Tiranes.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›