E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Topi ka te drejte per pronat

Kryeministri Berisha pranoi diten e djeshme se ne procesin e ndarjes se pronave ka abuzime te medha. Ne nje prononcim per shtyp, kreu i qeverise theksoi se ceshtja e pronave duhet pare me perparesi, pasi eshte e domosdoshme edhe reforma e pronave.
“Shqetesimi i presidentit Topi per ndarjen e padrejte te pronave eshte i drejte. Ceshtja e trojeve eshte mjaft e rendesishme pasi ka te beje me reformen e pronave”, deklaroi Berisha, duke mbeshtetur keshtu deklaraten e bere dy dite me pare nga presidenti Topi. Ne nje konference te zhvilluar per ceshtjen e pronave, presidenti Topi beri edhe nje apel te ashper ndaj ndarjes se padrejte qe po behet ne vend. Sipas Topit, vjedhja e pronave ne vend po lulezon duke perdorur ligjin 7501. Ne kete kuader presidenti Topi theksoi se duhen marr te gjitha masat per ti dhene fund kesaj vjedhje, duke theksuar se ne lidhje me kete situate duhet te kryhet nje hetim i hollesishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›