E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antikorrupsionit i rriten pagat

Fatjona Mejdini
Qeveria vendosi diten e djeshme te rris pagat e punonjesve te sektoreve antikorrupsion ne kuadrin e shtese prej 8 deri ne 10 mije lekesh te reja. Duke qene se qeveria ka si prioritare luften kunder korrupsionit ne strategjine e saj, eshte menduar se drejtuesit e ketij sektori ne administraten publike meritojne nje rritje page. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, nje shtese prej 8 mije lekesh te reja e perfitojne Drejtori i Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsionit dhe Drejtori i Departamentit te Bashkerendimit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj, te cilat jane sektore te vendosura ne kryeministri. Nga ana tjeter, Inspektori ne Departamentin e Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsionit dhe Koordinatori ne Departamentin e Bashkerendimit te Strategjive dhe Koordinimit te Ndihmes se Huaj, ne Kryeministri, perfitojne nje shtese, per kushte pune, prej 10 mije lekesh ne muaj, mbi pagen baze mujore. Keto rritje pagash jane bere duke amenduar ligjin “Per Statusin e nepunesit civil” dhe ligjin “Per kompetencat per caktimin e pagave te punes”.
Ajo qe te bie ne sy eshte rritja progresive qe ka prekur kete vit pagat e punonjesve te administrates publike ne sektorin e anti-korrupsionit. Keshtu vetem para pak muajsh departamenteve antikorrupsion ne administraten publike i eshte bere nje shtese page qe kapte shumen 15 mije leke mbi pagen mujore te percaktuar me pare. Duket se keto departamente jane te preferuarat e qeverise dhe per pasoje pagat e tyre kane perfituar nje rritje te ndjeshme kohe pas kohe. Si motivim per ngritjen e pagave per keto departamente eshte dhene edhe veshtiresia qe keta punonjes hasin ne punen e tyre kunder fenomenit te korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›