E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pronat, Topi tha te verteten

Deputeti socialist, Erion Brace mbeshteti dje deklaraten e presidentit, Bamir Topi ne mbrojtje te ceshtjes se pronave ne Shqiperi. Ne deklaratat e tij, kreu i shtetit leshoi nje sere kritikash ndaj qeverise dhe zyrave te regjistrimit te pasurive per burokraci. Referuar ketij qendrimi, nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Erion Brace u shpreh se “kryetari i shtetit ka thene nje te vertete te madhe qe eshte ceshtja e pronave. Kthimi i pronave duhet te nise nga kthimi dhe kompensimi fizik, pasi kompensimi financiar mbetet nje utopi”. Njekohesisht, duke inkurajuar mbeshtetjen qe presidenti Topi i jep pronareve dhe ceshtjes se pronave ne teresi, nenkryetari i ligjvenesve socialiste nxjerr ne pah dhe rezervat e tij ndaj kryetarit te shtetit dhe i kerkoi qe nga fjalet te kaloje ne vepra. “Me teper se sa fjalet e kreut te shtetit shqiptaret kane nevoje per veprime”, deklaroi Brace, lidhur me kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›