E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Topi nuk firmosi 'Lustracionin', refuzoi dënimin e 'hanxharëve'

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha sulmoi sot Presidentin Bamir Topi për Ligjin e lustracionit. Në përvjetorin e 61 të pushkatimit të 22 intelektualëve në vitin 1951, për ngjarjen e bombës në Ambasadën Sovjetike, kreu i qeverisë dënoi aktin si më të pashembulltin në historinë shqiptare, ndersa solli ne vemendje ligjin e lustracionit te pergatitur nga qeveria por qe nuk u firmos kurre nga Presidenti.

Sipas kryeministrit, ish-të përndjekurit janë dëmshpërblyer nga qeveria demokratike për cdo ditë burg, por dëmi moral tha ai është i madh. Perballe te afermve, miqve e familjareve te 22 personave te pushkatuar ne 1951, kreu i qeverise akuzoi Presidentin Topi se me heshtjen per ligjin e lustracionit shpalli qarte qendrimin se ekzekutoret e diktatures nuk duhen ndeshkuar.
“Rreth 5 vjet më parë dërguam në presidencë një njëri, por ai refuzoi të firmoste ligjin për lustracionin. Refuzoi të dënonte hanxharin që ekzekutoi këta burra. madje ai tha më pas ‘nuk e ktheva se do më gjuanin me gurë, nuk e di pse e tha këtë, por e tha”.

Berisha deklaroi se historia me 22 intelektualët që u pushkatuan pa gjyq shërben për një apel.
“Ata donin shqipërinë demokratike të lirë, por ata kanë një apel: ‘Mos na harroni!’ Ky apel nuk ka të bëjë aspak me ata, se sot ata i përkasin një bote tjetër, ky apel ka të bëjë mbi të gjithë ne, por më shumë se me këdo tjetër ka të bëjë me të rnjtë e këtij vendi. Dhe ky apel nuk synon nuk ka asgjë për gliorifikimin e tyre, ka vetëm një qëllim, ka vetëm një frymë, kjo histori të mos përsëritet më, kjo histori tragjike të memorizohet, dhe të mbetet si të duam një mësim, një plagë, në ndërgjegjen kombëtare individuale të cdo qytetari të këtij vendit”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›