E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT Shqiptaretjane nje popull dembelesh

Shqiptaret jane nje popull dembelesh e kemi menduar te gjithe te pakten nje here kur shohim kafenete te tejmbushura ne cdo ore te dites. Per ata qe mendojne ndryshe para se te ngrene vetullat sqarojme se nuk eshte nje opinion personal por jane statistikat e nxjerra nga vete INSTAT.

Llogaritet qe 38 te kohes ose 9 ore ne dite shqiptaret ja kushtojne gjumit ndersa 20 te kohes ose 5 ore ne dite e kalojne ne kafene. Shkuese eshte se ne mes te krizes ekonomike globale kur cdo popull tjeter po shton oret ekstra ne pune shqiptaret i dedikojne punes vetem 13 te kohes se tyre ose 3 ore ne dite.

Nga statistikat rezulton se grate e shpenzojne kohen me te madhe ne punet e shtepise ndersa burrat punojne jashte saj. Rreth 95 e grave shqiptare perfshihen ne punet e shtepise.

Popullsia 50-64 vjec vihen re dhe diferencat me te medha gjinore. Femrat shpenzojne 7 here me shume kohe se sa meshkujt per pune te papaguar. Mesatarisht grate harxhojne 5.40 minuta ne dite per pune te papaguar ndersa meshkujt 48 minuta. Pjesa e mbetur qe bejne pune te paguar eshte sa dyfishi i grave. Pra 66 per qind e meshkujve qe bejne pune te paguar kundrejt 36 per qind te grave qe bejne pune te paguar thote Pranvera Elezi Koordinatore e INSTAT.

Studimi i Perdorimit te Kohes u zbatua nga Instituti Kombetar i Statistikes INSTAT dhe u menaxhua nga Fondi i Kombeve te Bashkuara per Popullsine UNFPA. Ky studim u krye ne perputhje te plote me definicionet konceptet dhe metodologjine e Eurostat. Si rezultat te dhenat statistikore te gjeneruara nga ky studim jane te besueshme dhe te krahasueshme me standartet nderkombetare ne lidhje me perdorimin e kohes dhe analizen e diferencave gjinore.

Procesi i mbledhjes se te dhenave ne terren zgjati per nje periudhe 12 mujore duke filluar nga muaji Mars 2010 deri ne javen e pare te Marsit te vitit 2011. Nga 2250 familjet e zgjedhura per te marre pjese ne studim 91.5 e tyre iu pergjigjen pyetsoreve te studimit. Instrumenti kryesor per mbledhjen e informacionit per perdorimin e kohes ishte ditari. Dy ditare u plotesuan nga te gjithe individet 10 vjec e lart ne familje nje ditar per nje dite jave te zakonshme nje nga ditet nga e hena deri te premten dhe ditari i dyte per nje nga ditet e fundjaves te shtune ose te diele.
Disa prej gjetjeve kryesore jane

Struktura e perdorimit te kohes ne Shqiperi ndjek te njejtin model sikurse struktura e shume vendeve te tjera europiane ekziston nje diference e konsiderueshme bazuar ne ndarjen gjinore per punen e paguar dhe te papaguar. Ne Shqiperi femrat shpenzojne me shume kohe se sa meshkujt ne kryerjen e aktiviteteve te punes se papaguar.
95 e femrave te moshes 15-64 vjec dhe vetem 37 e meshkujve 15-64 vjec jane te perfshire ne punet e shtepise kujdesin per femijet pergatitjen e ushqimit blerjet dhe aktivitete te tjera te lidhura me punen e papaguar gjate diteve te javes. I njejti model sjelljeje vihet re edhe per ditet e fundjaves dhe per te tre grupmoshat e analizuara ne kete publikim.
Per ore te barabarta te shpenzuara ne pune te paguar nga burrat dhe grate oret e punes totale per grate i tejkalojne oret e punes totale te meshkujve turni i dyte i punes per grate eshte puna e papaguar.
Meshkujt shpenzojne shume me shume kohe ne pune te paguar se femrat si persa i perket numrit te oreve dhe minutave ashtu edhe ne terma perqindjeje te personave qe kryejne pune te papaguar ne nje dite mesatare. Vetem 32 e femrave shpenzojne kohe per pune te paguar krahasuar me 56 te meshkujve.
Femrat dhe Meshkujt ne zonat rurale shpenzojne me shume kohe duke punuar sesa ato te zones urbane. I vetmi grup qe kalon me shume kohe ne punen totale - si ne ditet e javes si ne fundjave - jane grate rurale.
Te pasurit e femijeve me te vegjel se 7 vjec ka nje ndikim shume te madh ne menyren e perdorimit te kohes per femrat. Ato bejne shume me shume pune te papaguar krahasuar me ato qe kane femijet me te rritur. Per meshkujt te pasurit apo jo femije perben nje diference te paperfillshme.
Studimi i Perdorimit te Kohes ne Shqiperi eshte mbeshtetur nga Organizata e Kombeve te Bashkuara dhe Agjencia Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim Nderkombetar Sida.
Rezultatet e Studimit te Perdorimit te Kohes jane jashtezakonisht te rendesishme pasi per here te pare ky studim eshte mbarekombetar dhe jep nje panorame te qarte te hendekut gjinor ne vendin tone. Keto rezultate perbejne nje burim te pacmuar informacioni per politike-beresit per hartimin e politikave social-ekonomike dhe mire-orientimin e tyre drejt grupeve me ne nevoje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›