E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozho: Nis shpërndarja e tapive në Tiranë, 1 mijë dosje janë gati

TIRANE- Për rreth 1 mijë qytetarë të Tiranës nis sot pajisja me lejen e lagalizimit të objekteve të vetdeklaruara, ndërsa vijon procesi për përmbylljen e 80 mijë të tillave.

Drejtori i Agjensisë së Legalizimeve për Tiranën, Kreshnik Bozho theksoi se ka përfunduar procesi i verifikimit për 1 mijë dosje, ndërsa aktualisht po kryhet printimi i tapive.

Gjithsej sipas tij, janë 80 mijë objekte informale të vetdeklaruara pranë ALUIZN-it për Tiranës, ndërsa bëri të ditur se të gjitha dosjet e banesave brenda vijës së verdhë janë drejt përfundimit. Bozho iu bën thirrje qytetarëve që të kryejnë sa më parë pagesat financiare për vijimin e procesit.

" Ka qytetarë që kanë për të pagaur faturën financiare për të vijuar me procesin e legalizimit, por që nuk paraqiten duke krijuar një situatë jo normale pasi nga ana e institucionit janë kryer të gjitha procedurat ndërsa pritet vetëm fatura për të kryer procesin e plotë për marjen e tapisë", tha Bozho.
Vendimi i qeverisë, shpjegoi më tej Bozho, përcakton qartë se në momentin që qytetari kryen pagesën e faturës financiare, brenda 30 ditësh ALUIZNI, përgatit lejen e legalizimit.
Bozho tha se kriteret për dhënien e tapive janë të përcaktuara në ligj, që do të thotë se nëse është ndërtuar në truallin e një pronari, nëse ka studim urbanistik për zonën, apo prite të kalojë një rrugë në të gjiha këto raste nuk mund të kualifikohen për tu pajisur me tapi. Ai theskoi se për të gjithë këto raste qytetari do të njoftohet për moskualifikimin e objektit që ai ka ndëtuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›