Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës: 180 mijë invalidë do sabotojnë zgjedhjet
Asnjë nga partitë politike nuk ka përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë një përfaqësues nga invalidët e punës, ndërkohë që askush në programet sociale nuk ka një pikësynim kryesor apo të dhëna të sakta për atë çka do të bëhet me invalidët e punës që janë 60 mijë veta dhe kanë 3 veta që votojnë në familje. Natyrisht askush nuk mendon për 180 mijë vota.
Kjo ka qenë deklarata e bërë nga kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri, për GSH.
Së pari ne kemi diskutuar në lidhje me gjendjen ekonomiko-sociale. Me gjithë rritjen 4% të pensioneve, që nuk i përgjigjet ligjit, Për sigurimet shoqërore, sepse rritja e pensioneve duhet të bëhet paralele me rritjen e çmimeve, gjendja ekonomike e invalidëve të punës është shumë e rëndë. Të ardhurat e tyre janë nën minimumin jetik, me më pak se 2 $ në ditë për frymë. Kështu që detyrimisht ne morëm në analizë këtë fenomen. Morëm në analizë dhe problemin që forcat politike kërkojnë mbështetjen tonë. Ndërkohë që askush në programet sociale nuk ka një pikësynim kryesor apo të dhëna të sakta për atë çka do të bëhet me invalidët e punës që janë 60 mijë veta dhe kanë 3 veta që votojnë në familje. Natyrisht askush nuk mendon për 180 mijë vota, shpjegon ai.
Omuri tregon se: Në datën 24-26 qershor në Athinë është mbajtur asambleja, ku janë gjithë deputetët e Parlamentit Evropian dhe pyetja e parë që mua mu bë nga një deputet gjerman ishte: z.Omuri, partitë politike kanë përfshirë në axhendën e tyre çështjet sociale për shtresat e margjinalizuara dhe sidomos invalidët e punës? Duke qenë se ne në një farë mënyre duhet të jemi disi diplomatë i thashë, që deri diku nuk është përfshirë ashtu si duhet, ndërsa pyetja vazhdoi më tej: ka në gjirin e partive përfaqësues nga shtresa tuaj dhe unë i thashë për fat të keq jo sepse nuk kisha si t’i thosha po.
Sipas tij mospërfillja ndaj kësaj kategorie është shumë diskriminuese, por nga na tjetër përfaqësues të politikës kërkojnë votën e tyre.
Që të jem i sinqertë, mua më kanë ardhur kandidatë të djathtë dhe pyetja e parë që unë iu kam bërë është: Ju lutem, që unë t’u them kolegëve të mi të votojnë për ju, çfarë do të bëni? Le që nuk kam çfarë tu them sepse ju ngritët pensionin vetëm 4%, ju merreni vetëm me biznesin, ju me Vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2012 hoqët ndihmën ekonomike për invalidët e punës etj, etj. Atëherë çfarë kërkoni? Ose më thoni të paktën a keni një kandidat që të jetë invalid pune ashtu siç e kanë vendet përreth nesh që kanë një bashkëpunim me ta. Për të qenë i sinqertë, deri diku ka pasur interesim nga grupi i majtë. Grupi i majtë ka ardhur, na kanë takuar, ka marrë një model, ka marrë shqetësimet dhe e ka shprehur që ne do bëjmë diçka për aftësinë e kufizuar, por se sa nuk e dimë. Kryetari i opozitës për policët thotë: E kanë kaq dhe do ua bëjmë kaq. Kurse te ne nuk e ka bërë këtë, thotë Omuri.
Omuri thekson se: Ka mundësi që deri në datën 16 qershor, nëse s’do ketë ndryshime ne do të sabotojmë zgjedhjet sepse të lësh 180 mijë veta pa përfaqësi, gjendja e të cilëve dihet se si është, kjo është e papranueshme./A.XH