E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Patos dhe Roskovec: Të ndëshkojmë me votë Berishën si kryeministër i paaftë

Ndërsa prezantoi kandidatët për deputetë në Patos, kryesocialisti Edi Rama, i inspiruar nga pjesmarrja masive dhe atmosfera e zjarrtë në shesh e ka nisur fjalimin e tij me akuzat ndaj kryeministrit Berisha si një kryeministër të paaftë.

Rama: Berisha do të ndëshkohet me votë si i paaftë dhe si një personazh që e turpëron Shqipërinë.

Në 23 Qershor do të çlirojmë energji të jashtëzakonshme për punësimin, për shërbimet sipas nevojës dhe jo sipas qejfit, për të gjithë të punësuarit, për mësuesit, mjekët, njerëzit e naftës. Nafta ka rënë në duart e grabitqarëve të kësaj qeverie. Saliu u dekorua nga vetja e vet me medaljen për vizion dhe reformat ë shëndetësisë. Sipas tyre, kryeministri që i ka bërë shëndetësisë atë që sja ka bërë asnjë rregjim, asnjë qeveri, asnjë kryeministër, i bie që gjithë shqiptarët të jenë të lumtur me këtë shërbim shëndetësor. Problemi me katragjyshin me antiplumb është se jo vetëm shqiptarët janë të varfër , të paunë dhe të braktisur në fatin e tyre por atij i pëlqen kaq shumë kësaj ngjarjeje sa është i habitur si ka mundësi që Shqipëria nuk është e lumtur me të. Ai është i bindur që punësimi, ekonomia, biznes, spitalet dhe shërbimi shëndetësor po shkojnë shumë mirë. Për të gjitha këto arsye Shqipëria është e bindur që në 23 Qershor duhet ta ndëshkojë me një votë masive jo vetëm si të paaftë por edhe si një personazh që e turpëron Shqipërinë, u shpreh Rama.

Një grusht njerëzish familjarë dhe klientë të Saliut tallen me një popull të tërë, e grabisin çdo ditë në pasuritë e veta, grabisin naftën, kromin dhe çdo gjë që natyra i ka falur. Ne kemi prezantuar programin tonë për naftën. Qeveria e re do të organizojë brenda vitit një konferencë ndërkombëtare për të shpëtuar naftën dhe sektorin e naftës nga grabitqarët dhe për tja kthyer këtë pasuri të madhe në forëm mirëqënieje qytetarëve të Patosit dhe qytetarëve të gjithë Shqipërisë. Ne nuk mund të pranojmë që 455 milion euro në vit të humbasin nga keqqeverisja dhe korrupsioni me pasuritë tona natyrore. Kjo është e papranueshme dhe duhet dënuar me votë në 23 Qershor, tha Rama.

Në vazhdim të takimeve të saj elektorale në qarkun e Fierit, Partia Socialiste është nd

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›