E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Tre projektet madhore të PD: Vaditja, Rruga e Arbrit, Boshti i Jugut

Kryeministri Berisha ka përuruar sot nisjen e punimeve të rrugës në aksin Hysgjokaj-Rrasë-Vashaj, në Lushnje.

Në fjalën e tij, sërish kryeministri ka premtuar asfaltimin e çdo kilometri rrugë në të gjitha zonat e vendit.

Rruga jonë është një rrugë e ndershme e bazuar në projekte zhvillimi. Këto vite është investuar nga 10 deri në 22 hëre më shumë se në kohën e qeverisjes socialiste. Ne po ecim drejt integrimit europian dhe përpara nesh tani hapet një treg i madh në të cilin konkurenca është shumë e madhe. Prandaj ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar fermerët që të ecin sa më përpara në tregun e madh europian.

Në këtë kohë eksportet bujqësore janë trefishuar por ju nuk keni patur rrugën që meritoni, nuk keni patur vaditjen që meritoni, nuk keni opatur plehrat e duhur kimik për prodhimet tuaja bujqësore. Por në 4 vitet e ardhshme ne do të rimbursojmë me para në dorë TVSH e makinerive, imuteve, plerave dhe kimikateve, dhe të çdo gjëje tjetër që do të blini për rritjen e prodhimit në fermat tuaja. Do të kompesojmë me para në dorë akcizën e naftës që do të shpenzoni për të punuar tokë e fermave tuaja.

Kryeministri ka premtuar se në Shtator do të fillojë projekti më modern i sistemit të vaditjes për fermerët shqiptar, dhe aplikimet për këtë projekt do të fillojnë nga Lushnja. Ky është një projekt i cili kushton 60 milion Euro, dhe do të jetë projekti më i madh në vitet që vijnë sëbashku me Rrugën eArbrit dhe Boshtin e Jugut.

Berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama, duke i bërë thirrje që të vijë dhe të shikojë kodrat dhe serat e Hysgjokajt.

Zoti kryetar. Ftoje këtu shokun e autobuzit dhe i thuaj hiqi gjyslyket e etërve tuaj. Hidhi sytë në atë shpat të shohësh se ku janë Hysgjokajt, se kush janë gratë dhe burrat e kësaj komune dhe çfarë dinë të bëjnë ata. I thuaj se ato shpate nuk i ka bërë Sali Berisha por i kanë qëndisur gratë dhe burrat e Hysgjokajt. Por Sali Berisha dhe qeveria e tij ka bërë dhe po bën gjithçka për ti mbështetur, për tu lehtësuar jetën dhe për tu ofruar shërbimet dinjitoze që ata meritojnë, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›