"Lustracioni, po ndjekim me kujdes zbatimin"
Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis deklaroi dje se po ndiqet me kujdes menyra se si do te zbatohet ligji i lustracionit, i miratuar pak kohe me pare nga mazhoranca. Sipas Bakojanis, ka pasur shqetesime ne lidhje me kete ligj, shqetesime te cilat jane diskutuar edhe me qeverine shqiptare. "Ne kemi shprehur shqetesimet tona rreth ketij ligji, kemi diskutuar me qeverine shqiptare dhe do te ndjekim nga afer zbatimin e ketij ligji", deklaroi ministrja e Jashtme greke, ne nje konference per shtyp. Nga ana tjeter kryeministri Berisha e garantoi ministren Bakojanis se ligji i lustracionit, do te zbatohet ne perputhje te plote me parimet e shtetit ligjor dhe standardet e Strasburgut. Po keshtu sipas Berishes, qeveria shqiptare do ta vleresonte maksimalisht mundesine, qe eksperte ceke te ligjit te lustracionit, do te mund te vinin ne Shqiperi, per te ndihmuar ne zbatimin e tij. Njeheresh, ministrja Bakojanis theksoi se lustracioni, si nje ceshtje e rendesishme qe ka te beje me moralin e shoqerise, gjen mirekuptim nga te gjithe dhe eshte dakord, qe te kerkojne ndihmen e nje grupi ekspertesh. Pervec zgjedhjeve, ligji i lustracionit eshte prekur serish nga kryesuesja e radhes e OSBE-se, e cila gjate takimit me kreun socialist Rama, ka siguruar forcat politike shqiptare qe e kundershtojne ligjin, se OSBE-ja do te vazhdoje te ushtroje presion mbi qeverine, per te gjetur nje zgjidhje ligjore. F.M
Integrimi
Ministrja e Jashtme e Greqise, Dora Bakojanis ne rolin e saj si kryetare e misionit te OSBE-se, u shpreh se zgjedhjet e ardhshme parlamentare jane edhe nje test i rendesishem edhe per integrimin e metejshem te vendit ne Bashkimin Evropian.
Kerkesat
Kryetarja e radhes se OSBE-se, Bakojanis deklaroi se Shqiperia duhet te perparoje me reformat e saj ne legjislacion dhe ne gjyqesor, si ne fushen e pronave, zgjedhjeve dhe administrates, e te forcoj luften anti-korrupsion dhe anti-trafik.