E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Akt kriminal, do zbardhet plotesisht

Diskutimet per sulmin ndaj gjyqtarit Ardian Nuni, dy dite me pare, vijuan dhe ne seancen e mbremshme plenare. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, siguroi deputetet, se kjo ngjarje do te zbardhet plotesisht. Duke e cilesuar si nje akt kriminal atentatin ndaj gjyqtarit te Gjykates se Larte, Nishani theksoi se menjehere pas kesaj situate, u ngrit nje grup hetimor me drejtues kryesore, nga Krimet e Renda. Nishani u shpreh se ky grup po heton bashke me Prokurorine e Krimeve te Renda ne vend, mbi situaten ne fjale. "Une garantoj, se kjo ngjarje do te zbardhet plotesisht dhe autori i krimit do te kapet. Autori i ketij krimi te rende, do te vihet para drejtesise. Per kete ceshtje, po punohet intensivisht", u shpreh Nishani. Sipas tij, nuk po humbet kohe ne mbledhjen e fakteve dhe te dhenave per zbardhjen e situates se rende. Me radhe, deputetet e Kuvendit, te pozites dhe opozites, vijuan deklaratat se sulme te tilla behen ndaj sistemit te drejtesise ne vend. Sipas tyre, ngjarja e ndodhur duhet te zbardhet, sa me pare te jete e mundur nga shteti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›