Rama: Përdoreni fuqinë e ndëshkimit kundër qeverisë që tregon përralla
Delvinë- Ekipi i rilindjes së Pasrtisë Socialsite është ndalur sot në qytetin e Delvinës ku janë [rezantuar kandidatët për deputetë në këtë zonë.
Teksa ka akuzuar kundërshtarin e tij politik, kryeministrin Berisha se gjatë qeverisjes së tij ka grabitur pronat e shqiptarëve, lideri i opozitës zoti Edi Rama ka premtuar se pas 23 qershorit, me ardhjen ne socialistëve në pushtet do të bëhet transparenca e plotë publike me atë që ka ndodhur me pronat e bregdetit siç tha ai.
Kryefjala e shqetsimeve që nga Ura e Mifolit deri këtu poshtë, nga e drejta e pronës, për të mos u grabitur në pronën tëndë dhe nga e drejta për të mos i parë pronat e përbashkëta të grabiten nga ata të cilët pushtetin r përdorin për tu pasuruar vetë duke varfëruar shqiptarët. Ne çmojmë shumë fatin e madh që kemi lindur në një vënd kaq të bukur e të begatë… një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë është bregdeti i Jonit, një nga burimet më të mëdha të mirëqënies është kjo vijë bregdetare, e gjithë kjo zonë pranë kësaj vije që fatkeqësisht sot është nën kërcënimin e shaktërrimit e nën grabitjen e vazhdueshme të atyre që po i lënë pa të drejtë prone trashëgimtarët, ndërkohë që as kanë asnjë lidhje tjetë me këtë zonë përveç lidhjeve që e krijojnë përmes labirinthit të korrupsionit kriminal. ne do bëjmë transparencen më të plotë publike për gjithçka ka ndodhur me pronat e bregut, me pronat e shqiptarëve, me ato prona të të parëve të tyre e të përbashkëta tona,- tha Rama.
Ndërsa duke theksuar se taksa progresive do të japë mundësi për më shumë të vetëpunësuar me biznese të vogla që sdo të paguajnë më taksën e biznesit të vogël.
Nëse voton Saliun do vazhdojë të paguajë taksën për bisnzesin e vogël, taksën e sheshtë. Do votoni të mbani në punë Saliun e të rrini pa punë vetë, apo do pushoni atë të jeni të vetëpunësuar me biznesin e tuaj të vogël e ti jëepni mundësi edhe të tjerëve të vetëpunësohen ju drejtua Rama bizneseve të vofla në Delvinë.
Ndërsa tha se më 23 qershor do ti jepet fund robërisë së rrogëtarëve që merren zvarrë siç tha Rama nëpër mitingjet elektorale të PD-së.
Në 23 kanë mundësi që me një votë të kenë në dorë gurin që vret dy zogj, edhe të ulin taksën e tyre, duke shpëtuar nga taksa e sheshtë, edhe të heqin qafe njëherë e mirë zgjedhën e pushetit që i merr si robër e i nxjerr në mitingje. Kurrë më një mësues… infermierë, mjek sdo merren me lista për të mbushur sheshet e partive, po do shërbejne popullit shqiptar e të marrin pjesë në çdo miting që duan,- theksoi ai.
Ça duhet më shumë o prindër të harroni partinë e të shkoni në votim për të shpëtuar fëmijët, për të kuptuar se është koha që me votën tuaj të vendosni që jeni në rradhë të parë prindër e pastaj shqiptarë, që meritoni një Shqipëri më të denjë e jo një Shqipëri që tallet gjithë bota, ça lidhje ka tesera e partisë kur partia e ka braktisur atë teser e është kthyer në një grusht familjarësh që sot… PD është katandsisur në një parti familjare e mbajnë peng zhvillimin e këtij vendi. Ne svijmë për të treguar përralla, nga ato përralla fitojnë vetëm ata që flasin për ju po punojnë natën për vete, humbet Shqipëria, Delvina e Saranda Vlora mbi të gjithë gjeneratat që vijnë, ato duhet të mbarojnë, meritojnë një qeveri që të thotë atë që do bëjë e të bëjë atë që do thotë. Vota ka fuqinë e ndëshkimit, e kur të jepet kjo mundësi ta përdorësh fuqinë e ndëshkimit për ata që kanë qeverisur në emër të tij, por s’kanë bërë asgjë për ju.
Dukena na vënë në provë sdo zhgënjeheni e ne sdo ju tradhëtojmë kurrë, rilindja që duam është e drejta për të marrë frymë lirisht,- apeloi kryesocialisti.