Berisha: Unë gjysh? Shoku vuan nga fiksimi. Krijon shtetin e autobusit mavi
Pogradec- Kryeministri Berisha gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Pogradecit ka premtuar se do të heqë referencë për të gjitha mallrat që hyjnë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Sdo ketë asnjë referencë për të gjithë mallrat që do importohen nga Bashkimi Evropain. I kemi gjetur 36%, i kemi zbritur në 4 %. Referenca ka qëllim mbrojtjen tuaj e jo arkën tonë,- tha ai.
Mes batutave të një biznesmieni, i cili i bëri një kompliment kryeministri Berisha, ky i fundit përfitoi për ti dhënë një përgjigjë kundërshtarit të tij politik, mbi shprehjen gjyshi me antipumb që Rama përdor për Berishën.
Biznesmeni: Kot e ka pala tjetër kundërshtare kur ju thotë gjysh, ju jeni më i ri se sa keni qenë ndonjhëherë.
Berisha: Shoku është shumë obsesiv, vuan nga fiksimi, po unë jam mjek unë e kuptoj, se një herë thoshte se ecën me helikopter, po unë lëvizja me makinë me qera se kamm nxjerrë një urdhër që në fushatë asnjë me makinat e shtetit. makinën time e kam marrë nga një kompani dhe e paguan Partia Demokratike.
Tjetra, kur kishte ditëlindjen dhe ujë i shkrova: zoti i shtoftë rininë viteve tuaja. Me dashamirësi ja thashë, po edhe i duhej ajo që i thashë,- tha Berisha.
Ndërsa duke folur për taksën progresive që është në programin e PS-së, Berisha tha se shteti mbi taksat mbahet dhe ky është një model që e ndjek e gjithë bota sipas tij.
Ndërsa akuzoi edhe kreun e bashkisë së Vlorës kur tha se e ka kthyer bashkinë në sipërmarrje politike. Berisha theksoi se Shpëtim Gjika do të ndiqet penalisht për abuzivitetin e vendosjes së taksave, sipas tij.
Rregulli i përgjithshëm sot në botë është baza e gjerë e taksasve, të gjithë janë aksioner në shtetin e tyre, të gjithë paguajnë për shkollën, rrugën, ndriçimin për çdo gjë, sa do i ulë këto taksa pyeteni? Po ku do ti marrësh këto para që do i ulësh taksat? Këta 5 % do mbajnë mbi supe Shqipërinë… Në gjithë vendet e botës janë të gjithë të tjerët që e përballojnë barrën fiskale se këta 5 % sado mundohesh ti ngarkosh shkakton zemërimin e tyre. Në 2005 biznesmenët shqiptarë punonin në Bullgari, kam shkuar i kam gjetur unë, po ti do ulësh 95 % të shqiptarëve takasat, po nga do i marrish ato para? Sot vendi ka taksat më të ulëta në botë.
Gjika që ka mandatin e tretë e ka shndërruar bashkinë në sipërmarrje partie se ne i kemi trefishuar grantet, për ti përdorur për rrugë, ujë, kopshte, këta i kthejnë në rroga, dhe rritin taksat e paguajnë partitë, edhe ne dijmë të punësojmë me qindra mijëra për tju marrë taksa për atë punë, ndaj ne jemi një nga 10 adminitratat me rroga më të vogla. Do të ftoj administratën të ndjekin krytarin e tij për abuzivitetin për vendosjen e taksave.
Në programin e tij spërmendet kund nivel taksash, me autobusin e tij mavi ecën në rrugë të reja, në auostradën me katër korsi për në Vlorë,- tha Berisha.
Berisha: Pala tjetër do të krijojë shtetin e autobusit mavi, shtetin e fiksimeve
Ndërsa më vonë gjatë ditës, kryeministri u ndal në fabrikën e përpunimit të produkteve të liqenit të Ohrit, Rives, një linjë moderne e përpunimit të rreth 15 produkte liqenore.
Berisha theksoi se qeveria ka një program të fuqishëm për biznesin ndërsa akuzoi kundërshtarin e tij politik se bën premtime që qeveria Berisha i ka realizuar me kohë.
Unë pashë këtu autoklavat e presionit të lartë dhe makineri të tjera, të gjitha janë blerë duke paguar TVSH-në, por tani do të blihen pa paguar asnjë taksë e tarifë. Këto ne i kemi bërë realitet. Pala tjetër premton të bëjë realitet atë që ne kemi bërë realitet. … Pala tjetër bërtet për taksat, por nuk thotë sa ulen. Ajo thotë se 5 përqind e shqiptarëve do të mbajnë të gjithë Shqipërinë, kur në vendet e lira është e kundërta, janë 90-95 përqind e taksapaguesve që mbajnë vendin dhe ekonominë. Ai do të krijojë shtetin e autobusit mavi. Por shteti i autobusit mavi është shteti i fiksimeve. Unë jam njeri që e kuptoj atë më mirë se kushdo tjetër. Të vijë burri 50 vjeç me kompleksin e Edipit e të mos çlirohet, e hidhur, e palidhur kjo, por ndodh. Imagjinoni, ai që ai që urren babën, se çfarë ndjenjash ka për gjyshin. Por i falet plotësisht se e ka nga kompleksi i Edipit. Nuk u shërua dot, e kapi, e vuajti, e përjetoi, ia bëri si ia bëri atë jetë, por ai është një kompleks. Është për tu mëshiruar, është i sëmurë. Nuk them gjë tjetër për të.
Teksa kur foli për takimin me kandidaten e PS-së, Lindita Nikolla të zotit Basha tha se ajo ishte rastësi.
Zoti Basha ishte në mision të shërbimit të qytetarëve. Rastisi që po rregullohej rruga, pasi zoti Rama la si trashëgimi 250 kilometra rrugë e rrugica të baltosura në Tiranë. Natyrisht, zoti Basha bëri mirë që po ndërton rrugën ku është zyra e përkohshme e zonjës Lindita Nikolli dhe kjo është normale. Por shoku është në autobus mavi. Po ta shihni e dëgjoni, ai i ka të gjitha elaboratet nga autobusi mavi, ia redakton Koçoja, pasi ai është zëvendëshoferi, ndonëse de facto është shoferi i autobusit.
Për sa i takon projekteve të qeverisë për liqenin e Pogradecit, kryeministri u shpreh:
Së pari do të përfundojë tërësisht kolektori nga Lini në Tushemisht. Ky është zotim solemn dhe nuk lëvizim nga kjo. Së dyti, po punojmë me UNESCO, për ti dhënë një mbrojtje shumë të veçantë liqenit. Së treti, liqeni ka një potencial ekonomik të jashtëzakonshëm, me llojet e pakrahasueshme të peshqve. Po bëjmë gjithçka që të vendoset kodi dhe disiplina më e mirë për zhvillimin e shfrytëzimin e këtyre potencialeve. Natyrisht, një autoritet është i domosdoshëm. Liqeni është pasuri e jashtëzakonshme. …Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe përfundimi i tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan do të dyfishojë turizmin, sepse nga Tirana do të vihet në Pogradec, minimumi duke kursyer gjysmën e kohës. Pra, është në një zhvillim shumë të fuqishëm. Po ashtu rruga nga Lini në Tushemisht do të jetë një nga shëtitoret më të gjata në Shqipëri, me ndriçim e trotuare, në harmoni me liqenin. Pro shoku, nga autobusi me xhama të zinj, u tmerrua kur pa rrugën. Ka frikë nga rrugët. Deri më 23 qershor të thotë e të shajë çtë dojë, ne do të vazhdojmë fushatën me vlera të qytetëruara, ne do interesohemi për rrugët, ujësjellësit, rrugët, integrimin europian,- tha Berisha.