Berisha: Ushtria Shqiptare, me standardet e NATO-s, do marrim pjesë në çdo operacion të Aleancës

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha deklaroi sot në ceremoninë e përfundimit të trajnimit të përbashkët të Forcave të Armatosura dhe atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës grupi (OMLT-A), se ushtria shqiptare plotëson standardet e NATO-s. Kryeministri garantoi se FA-të do marrin pjesë në çdo operacion ushtarak të Aleancës.
“Ky mision është një dimension i ri për Forcat e Armatosura Shqiptare. Dëshiroj tu përshëndes shumë për përfundimin me sukses të periudhës së stërvitjes në të cilën ju në bazë të stërvitjes në Shqipëri keni parapërgatitur. Nga Shqipëria janë nisur periodikisht ne misione të ndryshme, në zona te rrezikshme Kandahar dhe në zona të tjera, por ky është misioni më i vështirë në rrafshin profesional. Ju shkoni atje për të stërvitur ushtarë afgan në një proces të domosdoshëm trazicioni”- u shpreh kryeministri Berisha.
Kryeministri theksoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një mbështetje të madhe Shqipërisë”.
Ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes e përshëndeti edhe ambasadori i SHBA-së, Arvizu, i cili tha se ndihet krenar përpara dy flamujve Shqipëri-SHBA.