Mirditë, plagoset 72-vjeçari, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zela në Mirditë, ndërsa një shtetas është plagosur nga një person, indetiteti i të cilin ende nuk dihet.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se autori ka qëlluar mbi shtetasin Gjok Mellaj 72 vjeç, dhe ka qënë ky i fundit objektivi i sulmit, duke e plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po bëjnë dokumentimin edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autori i krimit mësohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.