E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, pranon kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim

Bashkimi Europian ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim. Vendimi është marrë nga ministat e jashtëm të Bashkimit Europian në mbledhjen e sotme në Bruksel.
Shqipëria shpreson që brenda këtij vitit Brukseli zyrtar të japë miratimin për statusin e vendit kandidat, në mënyrë që të fillojë përgatitja e procedurave për hartimin e pyetësorit që duhet të plotësoje qeveria jonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Ndërkohë komisionit pas dërgimit të pyetësorit i nevojiten 12 muaj, pas marrjes së përgjigjeve nga Tirana zyrtare që të vlerësojë nëse Shqipëria është ose jo në gjendje për të kaluar në fazën tjetër të procesit integrues në Bashkimin Europian.
Shqipëria e dorëzoi kërkesën për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian në muajin prill të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›