E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vendimi i Kolegjit ishte i drejtë, pres me padurimin certifikimin e rezultatit

Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ka thënë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së PS-së ishte i drejtë. Ai ka thënë se po e pret me padurim certifikimin e rezultatit të Tiranës.

Shteti ligjor është kushti kryesor që një shoqëri të jetë e lirë. Çdo votë në garën e ngushtë Basha-Rama u paraqit në televizor dhe kjo ishte një nga arritjet më të mëdha të demokracisë shqiptare. Vota e shqiptarëve jo gjë nuk shkelmohet, por paraqitet në të gjitha mediat e vendit. Vendimi i KQZ u gjet legjitim dhe nuk mund të ishte gjë tjetër, pasi nuk ka gjë më legjitime të lexosh votat e qytetarëve. Filozofia e demokracisë dikton numërimin e çdo vote. Ka dhe një filozofi tjetër, për të mos lexuar qindra vota, që të mbash karrigen. Unë pres certifikimin e rezultatit për Tiranën me padurim nga institucionet e pavarura kushtetuese, tha Berisha.

Ky I fundit tha se Europa po shkon gjithmonë e më shumë djathtas, duke përmendur zgjedhjet ne Portugali dhe Maqedoni.

Përshëndes Partinë Social Demokrate në Portugali, e cila ka një dallim si nata me ditën me PSD-në shqiptare apo me socialistët, për fitoren e arritur në Portugali. Kjo parti është e djathtë dhe për ne ky është një lajm shumë i gëzuar. Zgjedhësit portugez vendosën që ti besojnë të djathtës, pas krizës që e futi qeveria socialiste. Dua të përshëndes edhe Gruevskin në Maqedoni, partia e të cilit është e qendrës së djathtë, u shpreh Berisha.

Berisha ka përsëritur fiksimin e tij për ta kthyer Shqipërinë si Zvicra, duke thënë se asgjë nuk mund ta pengojë këtë gjë. Berisha ka thënë se ka vizituar shume qytete zviceriane, të cilat, sipas tij, 50 vjet më parë kanë qenë veçse katunde.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›