E Diel, 1 Nëntor 2026

ÇUDIA/ Tërhiqet nga padia për Mediun pa e mësuar avokatët e tij

Një i plagosur në Gërdec, Zyber Lela, dukej se kishte arritur një fitore kur e futi në gjykim çështjen kundër ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ky i fundit do merrej i pandehur. Para pak ditësh, Lela nuk pranoi kurrsesi të pajtohej, duke kërkuar gjykimin e Mediut. Por sot, kur do zhvillohej seanca e parë, gjykata ka lexuar një deklaratë nga ana e Lelës, i cili tërhiqej nga padia ndaj Mediut. Avokatët e tij kanë mbetur gojëhapur, pasi nuk ishin lajmëruar. Më pas është bërë një konfirmim dhe ka rezultuar që Lela është tërhequr. Një përfaqësuese e viktimave të Gërdecit në sallë, Zamira Durda, ka shpërthyer, por gjykata i ka tërhequr vëmendjen disa herë. Durda ka mbetur e vetmja luftëtare në kërkimin e drejtësisë për Gërdecin. Ajo ka humbur djalin e saj të vogël në atë tragjedi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›