E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e re e tetë majit-Kabineti me zëvendësministra

Prej gati dy muajsh qeveria Berisha po funksionon me zëvedësministra. Tetë vjet më parë e kishte bërë edhe Fatos Nano dhe Doktori e quante situatën si përdhunim të Kushtetutës. Ekuacioni i ndryshimeve të mundshme në qeveri, që përfshijnë dhe enigmën e Presidentit të ardhshëm të Republikës dhe kush ikën e kush vjen

Nga: Lorenc Vangjeli

MAPO

Ku duhet të ankohet viktima kur përdhunon Kadiu? Kjo është pikpyetja e madhe mbas vendimit të të premtes në mbrëmje të Kolegjit Zgjedhor. Më tej vështrimi turbullohet: Tym i bardhë, tym i zi. Njëlloj si në Vatikan kur zgjidhet Papa i ri, në Tiranë, në anë të rrjedhës së Lanës, Kolegji Zgjedhor dha një vendim të cilit do t´i duket tymi edhe për shumë kohë.

U deshën fare pak sekonda për të lexuar atë vendim që ngjante i parapërgatitur dhe i paralajmëruar, u deshën pesë gjyqtarë që arritën të vendosin mbi vullnetin e qytetarëve të Tiranës, mbi këshillat e faktorit ndërkombëtar dhe mbi çfarë afron në thelb sistemi i rregullave për votën, nga buron demokracia në një vend. Por kjo çfarë ngjan si epilog i një procesi elektoral, në fakt është pikënisja e një operacioni të ri politik që do të shkundë maxhorancën. Këto janë formalisht ndryshime të detyruara nga largimet e dy ministrave që kandiduan për bashkitë e Tiranës dhe të Durrësit, Basha dhe Xhaferraj, por ato do të jetësojnë edhe ndryshimet dhe lëvizjet që refletoi vota e 8 majit. LSI e rritur në numër votuesish, PDIU që surprizon në ndeshjen e saj të parë elektorale apo edhe republikanët me të cilët Vëllai i madh ishte dashamirës gjatë procesit të numërimit të votave, janë të panjohurat e reja që duhet t´i zgjidhë tashmë një njeri i vetëm, kryeministri.

Kush ikën dhe kush vjen dhe mbi të gjitha, çfarë do të ndodhë nesër me fatin personal politik të zotit Berisha, i cili minimalisht në vitin e ardhshëm do të duhet të zgjedhë emrin e ri të presidentit të Republikës dhe një vit më pas, do të hyjë në ndeshjen për mandatin e tretë të maxhorancës së tij. E ka thënë dhe vetë në disa momente, kur e përjashtonte si garë të tij 8 majin 2011 dhe premtonte të ndeshej në javën e fundit të qershorit 2013 për postin e kryeministrit. Në mes këtyre dy skajeve të segmentit kohor, qëndron dhe dilema e madhe: Sa më shumë e mohon, aq më shumë Berisha dëshiron pikërisht çfarë mohon. Dhe ky është posti i Presidentit të Republikës. Kalkulimet për këtë të nesërme që është në prag të derës, komplikojnë pikërisht të gjitha skemat e mundshme të ndryshimit të detyruar dhe emergjent të qeverisë. Enigma tjetër, fati i Bashës në Tiranë, tashmë praktikisht është e zgjidhur dhe kështu, i hapet rruga një prej operacioneve më delikate me shifra dhe emra të përveçëm në maxhorancë.

President për herë të tretë?

Pothuaj një vit më parë, në një nga seancat e Kuvendit, zoti Berisha mohoi një shkrim të revistës MAPO që përshkruante mundësitë praktike dhe politike që kryeministri të hynte dhe njëherë në zyrën në cep të Bulevardit Dëshmorët e Kombit, nga e cila e nxorrën me dorëheqje vetëm pak muaj pasi e rrimori për herë të dytë në 1997-ën. Më pas, të njëjtin mohim e ka bërë dhe herë të tjera në dalje të tij publike. Por 13 vjet më parë, kur u shkrua Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjvënësit, një nga problemet e tyre kishin pikërisht këtë: si të pengonin edhe ligjërisht mundësinë e rikthimit të Berishës në Presidencë. Neni 88 i Kushtetutës, pika 1 dhe 4 e tij përcaktojnë respektivisht: Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë dhe Presidenti që jep dorëheqjen para mbarimit të mandatit të vet, nuk mund te kandidojë në zgjedhjen presidenciale që bëhet pas dorëheqjes së tij. Precedentë të ndryshëm në atë pjesë të botës që nuk kanë pasur shumë lidhje me demokracinë, si në Rumani, në Rusi, Ukrainë dhe ish-Jugosllavi, bashkohen me rastin shqiptar në këtë pikë; edhe Shqipëria nuk ka shumë lidhje me demokracinë si koncept. Dy mandatet e para presidenciale janë kryer përpara se të hynte në fuqi kushtetuta, është argumenti juridik që mund të përdorin ata që duan të shohin Berishën sërish në krye të shtetit.

Arsyet se pse zoti Berisha mund ta bëjë këtë hap janë të shumta, është epilogu i artë i një karriere që shtyhet e garantuar në kufirin e 27 vjetëve nga dita e hyrjes në politikë, është jeleku antiplumb i imunitetit për gjithçka ka ndodhur në këto vite me atë vetë protagonist dhe mbi të gjitha, është pjesë e psikologjisë së burrit të fortë që si komunistët e dikurshëm, është i gatshëm për gjithçka, përveçse të dorëzohet. Edhe përpara moshës, edhe përpara logjikës, edhe përpara ligjit, qoftë ky edhe moral.

Tre emra dhe të tjerë

Presidenti aktual Bamir Topi ka shanse minimale, afër zeros për të marrë një mandat të dytë presidencial. Marrëdhëniet e ndera me të zotin e maxhorancës, zotin Berisha dhe distanca e madhe me grupin parlamentar të PD-së, e paraskualifikojnë atë. Zonja Topalli, mbas 8 majit sheh me dëshpërim që ylli i vjetër dhe i ri i PD-së është Lulzim Basha, votat e të cilit në Tiranë i kanë dhënë atij mundësinë që të jetë numri dy në një parti që ka pasur gjithmonë vetëm një numër një. Ai tashmë konsiderohet Pasardhësi i Doktorit në parti dhe e fundit gjë që do të pranonte, është një Jozefinë armike në Presidencë. I fundit është Fatos Nano me gjithë raportin e tij të trashëguar që pretendon se ka me pushtetin në Shqipëri. Për ironi të fatit, i vetmi shans që ka për të shkuar në presidencë, është firma e njeriut që e futi në burg politik në verën e largët të vitit 2003.

Megjithatë, deri në korrik 2012, ka ende shumë ujë për të rrjedhur. Jo me mjete dhe faktorë lokalë, por me gjasa, nga ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Brenda një krize të nisur që në 2009-ën, të thelluar edhe më tej nga zgjedhjet e 8 majit 2011, klasa politike shqiptare ka pak gjasa të jetë sovrane në zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Precedenti i vitit 2002, kur u zgjodh zoti Moisiu si President konsensual, është një skemë që ka shumë mundësi të ngjasë. Si një lëvizje e detyruar dhe e imponuar që do të nxjerrë një emër të ri, ndoshta dhe krejt të panjohur për publikun për zyrën e presidencës.

Lëvizjet e detyruara

Prej rreth dy muajsh, kabineti i zotit Berisha qeveris vendin me zëvendësministra. Ministri i drejtësisë dhe ministri i kulturës mungojnë në apel dhe situata e ligjshmërisë së qeverisë ka hyrë në hullinë e absurdit. Një situatë e njohur dhe më parë dhe e denoncuar fort edhe më parë pikërisht nga autori i këtij absurdi, Sali Berisha. Në disa muaj rresht, në vitin e largët 2003, dorëheqja e Ilir Metës, atëherë zëvendëskryeministër i qeverisë socialiste dhe ministër i jashtëm, e la qeverinë Nano në duart e zëvendësministrave, në ministrinë e jashtme dhe atë të rendit. Ju jap fjalën e nderit se unë bashkë me këta deputetë, jam i vendosur për të mbrojtur kushtetutën me çdo çmim, dhe mos mendoni se do ta përdorni si prostitutë siç e keni bërë deri tani, thoshte Berisha në tetor 2003 kur bllokonte punimet e Kuvendit, në protestë ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano që qeveriste me zëvendësministra. Shtatë vjet me pas, zoti Berisha prej gati dy muajsh ka instaluar të njëjtën marrëdhënie me Kushtetutën. Askush në Tiranë nuk ka dijeni se kur do të ndërpritet kjo marrëdhënie. Megjithatë ka dy ide që përjashtojnë njëra-tjetrën: e para që emrat e rinj të ministrave do të paraqiten në Kuvend brenda dy javësh dhe tjetra, që ato do të shtyhen deri në sesionin e ri në shtator.

Gjithashtu, nuk ka emra që qarkullojnë, qoftë nga garda e vjetër e PD-së, qoftë nga të rekrutuarit rishtaz në tryezën ovale të qeverisë. Të rrezikuar janë ministrat që janë p

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›