E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Viktimat mund të jenë nga plumba rikoshetë të Gardës

Kryeministri përballë analistit Bugajski

Berisha: Rama priste për një fjalim ngaballkoni i zyrës sime

Viktimat më 21 janar su shkaktuan nga policia, mund të kenë qenë plumba rikoshetë nga Garda

Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmë në emisionin Bugajski hour, të politologut Janush Bugajski në AS, se në 21 janarin e një viti më parë, kundërshtari i tij politik, Edi Rama, ishte përgatitur të mbante fjalim nga ballkoni i godinës së qeverisë.
Duke iu rikthyer atyre ngjarjeve, kreu i maxhorancës u shpreh se hetimi i drejtësisë do të jetë ai që do të vendosë nëse ajo ishte një përpjekje e organizuar. Ai theksoi se do të largohet nga politika kur shqiptarët të mos e votojnë më.
21 vjet pas këtyre ngjarjeve dramatike, disa prej të cilave i pamë në ekran, a ka Shqipëria ende bunkerë që duhen larguar? A ka ende pengesa që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet pjesë e komunitetit global dhe atij europian?
Mendoj se 20 vjet më vonë, ky vend është 21 vite dritë larg nga ajo kohë. Asnjë vend nuk ka ndryshuar kaq shumë. Në të njëjtën kohë, kjo nuk është aspak e lehtë. Është një udhëtim shumë i vështirë. Ka shumë probleme që duhen trajtuar. Por unë nuk mendoj se tani gjërat drejtohen nga psikologjia bunker. Duhet të keni parasysh se shqiptarët janë njerëz mjaft të fortë falë modelit të tyre psikologjik. Kjo është studiuar nga shkencëtarët dhe studiuesit më të mëdhenj të psikologjisë. Jo çdo gjë mund ti adresohet kohës së bunkerëve. Kur shoh energjinë shpërthyese të këtij kombi, më mbetet shumë pak lidhje me të shkuarën.
Kam dy pyetje specifike për ju, z. Kryeministër. A mendoni se ngjarjet e vitit të kaluar ishin një përpjekje për një grusht shteti dhe një përpjekje për të dëmtuar procesin e demokratizimit? Së dyti, mua më duket sikur shumë politikanë përqendrohen më shumë te politika partizane, sesa te interesat e Shqipërisë. Si do ta komentonit këtë?

Nga protesta e 21 janarit

Njësoj si në pyetjen e parë, më 21 janar ndërtesa e Këshillit të Ministrave u rrethua në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë botës nga një grup njerëzish, të cilët skishin aspak lidhje me protestuesit. Ata e sulmuan ndërtesën në shumë mënyra, ndërkohë që Kryeministri ishte në një ditë të zakonshme pune. Përballë tij, lideri i opozitës ngriti shtabin e tij. Ai priste për një fjalim nga ballkoni i zyrës sime. Kjo është e vërteta, dhe e gjithë bota e pa këtë. Nëse ishte apo jo një përpjekje e organizuar, do ta vendosë një hetim i detajuar mbi këtë çështje pasi të jenë qartësuar të gjitha detajet. Por, diçka është e sigurt, ata nuk sollën lule në zyrën time. Pavarësisht kësaj, unë sdo të largohesha kurrë nga zyra. Këto ishin rrethanat… Pati katër viktima dhe asnjë prej tyre nuk u shkaktua nga policia. Jo! Kjo është një provë e pastër si kristal. Ka mundësi të kenë qenë plumbat rikoshetë të Gardës Kombëtare, e cila ka përdorur armë në kushte të ligjshme mjaft strikte. Kjo është e vërteta për këtë çështje. Le të vazhdojë hetimi. Brenda një viti askush sështë deklaruar përgjegjës për organizimin e këtij sulmi. Brenda një viti shqiptarët thuajse sdinë asgjë, dhe ata po presin ende. Ky hetim është absolutisht shumë i rëndësishëm dhe jetësor. Dhe ai do të realizohet. Siç e dini, demokracia ka dobësitë e saj, por ajo funksionon. Mund të ketë pengesa, por pastaj ecën përpara. E tillë është edhe në Shqipëri.
Pjesa e dytë e pyetjes sime lidhet me politikën partizane, të cilën shumë njerëz në Europë dhe Amerikë e shohin si një tipar regresiv.
Mendoj se ky është një ekzagjerim. Pse? Është e vërtetë që politika është partizane dhe shpesh abuzohet me konsensusin. Politika nënkupton bashkëpunim dhe mungesa e tij do të ishte shkatërrimtare për një komb. Në Shqipëri, pavarësisht gjithçkaje që mund të them kundër rivalit tim, smund të them se ai është antieuropian. Jo! Ai është proeuropian dhe Partia Socialiste është proeuropiane. Z. Rama është i bindur se duke bllokuar procesin e statusit për Shqipërinë, gjë që po e dëmton Shqipërinë, po i shkakton një dëm të jashtëzakonshëm qeverisë. Për këtë arsye, për herë të parë në historinë e vendit, ai nuk votoi ligjet që kërkonin tre të pestat e votave. Por unë u tregova i duruar. Thashë se do të jenë shqiptarët ata që do ta zgjidhin këtë  çështje. Jam plotësisht i bindur se kombi im i ka të gjitha potencialet për ta zgjidhur. Pastaj erdhën zgjedhjet lokale. Shqiptarët votuan. Ata i thanë zotit Rama se po gabon që po i pengon. Ne nuk e pranojmë këtë. Ata i treguan atij një ndër humbjet më të rënda në rang kombëtar. E njëjta gjë vlen edhe për Tiranën, edhe pse rezultati ishte shumë i ngushtë. Por, kur çdo votë u tregua në pesë kamera të ndryshme, Rama mbeti 91 vota mbrapa në garën për kryetar bashkie. Ndërkohë, në garat e tjera ishte më shumë se 10 mijë vota mbrapa. Fatmirësisht ai e mori mësimin. Ai pranoi ekzaktësisht atë që i kisha ofruar gjatë dy viteve. Ai pranoi. Dhe jam i lumtur që ai pranoi. Jam mjaft i gatshëm të bashkëpunoj me Partinë Socialiste.
A mund të bashkëpunoni tani në Parlament për këto ligje të rëndësishme?
Në çdo moment. Në politikë, mendimet personale skanë rëndësi. Në karrierën time politike kam realizuar reformat më të mëdha dhe më të thella që janë bërë në këtë vend. Por ai u pendua. Unë thashë se duhet ta shpëtojmë vendin së bashku me ta. Kjo është ajo që ne mendojmë. Jam i hapur për të punuar me ta, dhe jam optimist për këtë.
Pra, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është shumë më i rëndësishëm sesa çdo pozicion politik?
Pa dyshim. Integrimi në BE është projekti më i rëndësishëm i këtij shekulli, pas integrimit në NATO. Qeveria është e gatshme të kryejë çdo reformë për të arritur normat, standardet dhe kriteret, të cilat në fund do ta bëjnë këtë popull më të lirë,  më të begatë, më të sigurt.
A mund të më thoni se cili është niveli i korrupsionit në këtë vend? A ndodh që shumë zyrtarë i konsiderojnë postet qeveritare si një mundësi për të fituar para, ndryshe nga shërbimi publik? Dhe pse shumica e shqiptarëve mendojnë se liderët politikë janë të korruptuar? Si do tju përgjigjeshit këtyre pyetjeve?
Nëse më pyesni a ka korrupsion, do të përgjigjesha: po. A është korrupsioni një problem serioz? Po, korrupsioni është një problem serioz. Por, si është situata aktuale? Situata aktuale bazohet në sondazhe mjaft serioze, në zgjedhje të pavarura. Është shumë ndryshe nga çpërshkruhet. Kjo është e para. E dyta, ka të dhëna që ky vend është i vetmi që brenda 6 vjetësh ka mbledhur më shumë se 7 miliardë dollarë si të ardhura nga dogana dhe taksat. Burimi më i madh i korrupsionit janë dogana dhe taksat. Nëse korrupsioni është atje ku janë paratë… Marrim rastin e prokurimeve. Në vitin 2006, Shqipëria kishte nivelin më të ulët të ICT-së. Tre vjet më vonë u bë vendi i parë në botë ku 100% e prokurimeve kryheshin përmes internetit. Kjo e gjashtëfishoi pjesëmarrjen në këtë garë dhe zvogëloi me 27% koston e përgjithshme të prokurimeve. Sipas meje, korrupsioni është një sëmundje gjenetike e qenieve njerëzore. Dua të them se njerëzit janë lakmitarë. Ata duhen ruajtur se mos rrëshqasin… Reformat janë jetësore për të parandaluar korrupsionin. Javën e kaluar ne u bëmë një nga qeveritë e pakta në botë që publ

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›