Berisha: Viti 2010, viti i arritjeve të mëdha
Mocioni me debat për raportin e Komisionit Evropian e thirrur nga deputetët PS, është sjellë në qënder te vemendjes dhe nga kryeministri Sali Berisha ndërsa foli dhe per procesin e liberalizimit te vizave dhe sukseset e arritura gjatë ketej viti.
“Për ne, një nga problemet me te rëndesishme ishte integrimi në BE dhe raporti i KE -së. Unë dua të garantoj qytetarët se qeveria ime konsideron ketë raport si një dokument themeltar të dobishem dhe se ne traditën ne saj më të mire, ku raport do te shtrohet ne nje program te vertet pune mbi të cilet do të bazohet universi i reformave te cilat do të shtyjnë proçesin e integrimit. Në historinë 18 vjeçare të pluralizmit demokratik, dhe anëtarësimin ne Nato, viti 2010 mbetet viti i arritjeve më të mëdha”.
Gjatë seancës parlamentare, Berisha akuzoi opozitën si përgjegjëse për bllokimin e heqjes së vizave e njëkohësisht për bojkotimin e zgjedhjeve.
“Heqja e vizave si nje proçes i bazuar ne reforma te gjithanshme, dhe refoma ne fushen e rendit, gjendjes civile, luftes kunder korrupsionit, krimit te organizuar, bënë për shqiptaret të kapnin hapsirën e madhe europiane. Heqja e vizave për 27 vendet e BE, ka qënë vendimi më i veshtirë sesa per kombet e tjera, sepse në një kohë kur ato levizin pa viza, shqiptarët ekzekutoheshin për të dalë në boten e lirë. Jetonin te rrethuar nga tela me gjemba, vendi jetonte në një bunker të vertetë”.
Ndërsa deputetet e PS kanë kërkuar gjete seancës së sotme ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, në kundërpërgjigje të kesaj kërkese, Berisha theksoi se greva e urisë nuk ishte greva e kutisë, por sipas tij, u bë me qëllimin e vetem për të qënë kunder regjimit te vizave dhe kunder integrimit te vendit ne BE.