E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi:Kerkojme ngritjen e Komisionit hetimor


Grupi parlamentar i Partisë Socialiste me ane te deputetes Vasilika Hysi ftoi maxhorancën që të votojë një projektrezolutë ku kërkohet angazhimi për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 dhe për çështjet e integrimit.

“Shpreh shqetesimet per rekomandimet e KE, dhe per mungesen e respektit ndaj qytetareve dhe ndaj opozitës.Tempulli i demokracisë vuan nga mungesa e demokracisë dhe kjo reflektohet sesi trajtohet opozita ne parlament” tha Hysi.
 

Deputetja socialiste u shpreh se krizën në vend nuk e prodhoi opozita, por manipulimi i zgjedhjeve dhe refuzimi i transparencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›