Brace Askush nuk kuron dot korrupsionin e Berishes
Tirane 23 dhjetor NOA - Kjo nuk eshte demokraci funksionale ky nuk eshte pushteti i popullit ky eshte pushteti i vjeter pushteti i elites se korrupsionit... Me keto fjale iu drejtua mazhorances qeverisese dhe kryetares se Parlamentit Jozefina Topalli deputeti i Partise Socialiste Erion Brace duke folur mbi ceshtjet qe shqetesojne integrimin e vendit i artikuluar edhe ne kritikat e raportit te KE-se.
Askush nga ne nuk e kuron apo permireson dot me qeverine e korruptuar te Sali Berishes. Qeveria e Berishes eshte thelbi i sistemit kriminal te korrupsionit ne kete vend . Qeveria duhet luftuar me vendosmeri dhe me ndershmeri tha deputeti socialist.
Por nderkohe qe PS kerkon te miratohet projektrezoluta e tyre per integrimin e vendit ku perfshihet edhe hetimi i zgjedhjeve te 28 qershorit e bashke me te edhe zgjidhjen e krizes politike vete mazhoranca ka perpiluar nje tjeter rezolute per kete ceshtje e pritet ta votoje ne fund te kesaj seance qe mbyll punimet e kuvendit per kete vit.
Brace nje dite me pare akuzoi kryeministrin Berisha edhe per krijimin e strukturave kriminale prane ministrise se Brendshme me synimin per ti mbyllur gojen opozites.
mit/NOA