Berisha: Viti 2012, viti i projekteve të moshës dixhitale
Kryeminsitri Berisha ka deklaruar se brenda vitit 2012 do të finalizohen 125 projekte dixhitale në administratën shqiptare ndërsa deklaroi se çdo punonjës i saj duhet të pajiset me çertifikatë për përdorimin e programeve të kompjuterit.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se do të bëhet gjithçka për të zhdukur çdo barrierë dhe pengesë në mënyrë që lundrimi në internet të jetë i mundur për çdo qytetar i këtij vendi.
“Shërbimet dixhitale janë më transparentet, më të shpejtat ,më të sigurtat dhe kjo qeveri do t`ia ofroj qytetarëve të këtij vendi” ka theksuar Berisha.
Duke kërkuar që finalizimi i projekteve të bëhet brenda vitit 2011, kryeministri Berisha theksoi se ky është një objektiv madhor që do të realizohet në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Berisha veçoi faktin se është e domosdoshme të shqyrtohen të gjitha këto projekte në përputhje me buxhetin, ku përparësi absolute do të kenë ato të projekteve të moshës dixhitale.