E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, vetëvritet me armë zjarri një 67-vjeçar

Trupi i pajetë i një 67 vjeçari është gjetur nga një banor i fshatit Topojë në Fier. Dyshohet se Agim Baçka ka vrarë veten. Në një kohë kur familja ka dashur të mbyllë ngjarjen, punonjësi i agjencisë funerale ka zbuluar faktin se 67-vjeçari është qëlluar me armë zjarri.

Mendohet se Baçka i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri në tokën e tij që kishte në Topojë. Ai u gjet nga një bashkëfshatar.

Kristaq Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›