E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Vizat arritja me e madhe e vitit. Opozita punoi kunder

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ne konferencen e fundvitit e konsideroi liberalizimin e vizave si arritjen me te veshtire te qeverise se tij. Levizja e lire tha Berisha eshte arritja e dyte me e madhe per vendin pas aderimit te Shqiperise ne NATO.

Berisha akuzoi opoziten per angazhim te saj ne bllokimin e procesit te liberalizimit te vizave. Greva e urise bojkoti i Parlamentit mosnjohja e zgjedhjeve sipas tij te gjitha keto ishin angazhim i opozites per te bllokuar vizat.

Duke iu referuar ngritjes se komisionit hetimor kryeministri perseriti eshe njehere ate qe tha ne seancen e fundit parlamentare se nuk mund te kete hetim pa fakte.

Berisha pranoi te kete korrupsion ne Shqiperi ndersa theksoi se luften kunder korrupsionit do ta fitojme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›