“Në Breg nuk ka asnjë minoritar”
28/12/2010 Hapja e zyrës së re në Athinë, reagon PDU
Hapja e një zyre në Athinë për pronat e minoritarëve në bregdet ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Partisë për Drejtësi dhe Unitet. Qysh në fillim të deklaratës së saj, PDU-ja thekson se në Breg nuk ka minoritarë. Për këtë konstatim PDU-ja përdor të dhënat zyrtare të konfirmuara edhe nga pala greke. “Nisur nga të dhënat zyrtare, madje të konfirmuara dhe nga pala greke në komunikimet e saj me Lidhjen e Kombeve në vitet 1930, në Breg nuk ka minoritarë. Në vërtetimin e origjinës etnike të një shtetasi nuk është përcaktues momenti subjektiv, dëshira e tij në një moment të caktuar historik, apo vetëm një moment i caktuar objektiv si gjuha e dytë e folur, por një tërësi elementesh objektive të përcaktuara nga Konventa Kuadër e Minoriteteve e Këshillit të Evropës, miratuar nga Shqipëria, por jo nga Greqia”, thekson kjo parti. Duke marrë shkas nga “pretendimet” e fundit të Greqisë, PDU-ja kërkon që para se të ndërmarrë një akt të tillë, Greqia duhet të heqë të gjithë pengesat ligjore dhe joligjore që ndalojnë shtetasit e Shqipërisë të gëzojnë lirisht pronat e tyre në territorin grek, sipas nenit 15 të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, apo Protokollit të parë shtesë të Konventës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Reagim për këtë çështje kjo parti kërkon edhe nga qeveria shqiptare. “Edhe qeveria shqiptare duhet të hedhë hapat e duhur në ofrimin e asistencës për qytetarët e vet në respektimin e këtij neni, sipas Traktatit të Miqësisë. Ne kërkojmë që të funksionojë sa më parë Komiteti miks midis dy vendeve për çështjen e pronave dhe pasurive shqiptare në Greqi. Qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet të respektojnë parimin e reciprocitetit të afirmuar në këtë Traktat”, vijon PDU-ja në deklaratën e saj. Ndërsa OSBE-së, e cila mendohet se është e përfshirë në këtë projekt, kjo parti i kërkon ta ndihmojë në zgjidhjen e problemit të pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi, ku komuniteti çam përbën grupin kryesor të pronarëve. “Partia për Drejtësi dhe Unitet është e bindur se çdo hap i Shqipërisë drejt integrimit evropian do të jetë një hap drejt zgjidhjes së këtij problemi të madh dhe jo e kundërta. E drejta vonon, por nuk harron thotë populli shqiptar”, përfundon deklarata e PDU-së.
Origjina
“Në vërtetimin e origjinës etnike të një shtetasi nuk është përcaktues momenti subjektiv, dëshira e tij në një moment të caktuar historik, apo vetëm një moment i caktuar objektiv si gjuha e dytë e folur, por një tërësi elementesh objektive të përcaktuara nga Konventa Kuadër e Minoriteteve e Këshillit të Evropës, miratuar nga Shqipëria, por jo nga Greqia.”
Kërkesa
“I kërkojmë Greqisë që para se të ndërmarrë një akt të tillë, duhet të heqë të gjithë pengesat ligjore dhe joligjore që ndalojnë shtetasit e Shqipërisë të gëzojnë lirisht pronat e tyre në territorin grek, sipas nenit 15 të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, apo Protokollit të parë shtesë të Konventës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.”
Apeli
“Qeveria shqiptare duhet të hedhë hapat e duhur në ofrimin e asistencës për qytetarët e vet në respektimin e këtij neni, sipas Traktatit të Miqësisë; të funksionojë sa më parë Komiteti miks midis dy vendeve për çështjen e pronave dhe pasurive shqiptare në Greqi; qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet të respektojnë parimin e reciprocitetit të afirmuar në këtë Traktat.”