Reagimi qytetar-Mediut Shqiperia jo transit i mbetjeve radioaktive
UPDATE- Grupimi per Reagimin qytetar kerkon pezullimin e vendimit te qeverise per tranzitimin e lendeve radioaktive
Reagimi qytetar nepermjet nje kerkese drejtuar Ministrit te Mjedisit Fatmir Mediu ka kerkuar qe Shqiperia te mos kthehet ne vend transit per mbetjet radioaktive. Nderkohe grupimi ka kerkuar te behet pjese e hartimit te strategjise.
Opozita e ka kundershtuar ashper ne Komisionin e Ligjeve kalimit tranzit madje deputeti Pandeli Majko ne kohen e diskutimit shprehte friken se vendi do te kthehet ne nje magazine te mbetjeve berthamore.
Me 1 dhjetor 2010 mblidhet Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Ne rendin e dites eshte Projektligji Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen per Sigurine Berthamore dhe ai Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen e Bashkuar per Sigurine e Menaxhimit te Lendes Djegese te Konsumuar dhe Per Sigurine e Menaxhimit te Mbetjeve Radioaktive. Te ftuar jane Sokol Frroku drejtor juridik ne Ministrine e Shendetesise Rustem Paci - pergjegjes i Zyres se Rrezatimit ne ISHP Ida Pashko - specialiste ne ISHP dhe Kostandin Dollani - perfaqesues i Qendres se Fizikes Berthamore te Zbatuar. Miratimi I ketyre dy konventa eshte per Shqiperine vetem nje detyrim honorific por megjithate shumica ne komision ngutet ta miratoje edhe pse sipas saj nuk ka asnje lidhje me planet e Shqiperise per importim mbetjesh radioactive apo per ndertimin e nje centrali berthamor. Opozita ne komision eshte kunder kalimit tranzit madje deputeti Pandeli Majko shpreh friken se vendi do te kthehet ne nje magazine te mbetjeve berthamore.
Nga ana tjeter nje muaj me pas ne Komisionin Parlamentar te Shendetesise nenkryetari I komisionit deputeti I PS-se Ethem Ruka eshte shprehur kunder kalimit te konventes per tranzitimin e lendeve radioaktive. Ato lende te rrezikshme duke kaluar neper Shqiperi bie fjala nga Maqedonia per ne Itali ose e kunderta mund te futen ne nje ndonje shpelle dhe te groposen aty-thote Ruka. Frika se keto lende te rrezikshme mund te humbasin rruges gjate kalimit neper Shqiperi ka shtyre deputetet e opozites te jene kunder miratimit te Konventes e cila ne fakt nuk eshte detyruese per Shqiperine per tu miratuar. Me poshte jane nje pjese e debateve ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve me 1 dhjetor 2010.
Debatet
Rustem Paci - Nga keto dy konventa qe shkojne bashke ne linje Shqiperia eshte e perfshire vetem ne Konventen per Trajtimin e Mbetjeve Radioaktive per sa kohe qe nuk ka perdorim te materialeve berthamore. Ne do te jemi anetare te ketyre konventave ne menyre onorifike. Ndersa per sa i perket Konventes per Lendet Radioaktive ne jemi pjese e saj sepse edhe legjislacioni shqiptar i parashikon te gjitha. Te dyja konventat nuk kane detyrime dhe sanksione por vetem ne qofte se nuk plotesohet nje element atehere kemi sanksione. Kjo nuk vlen per keto dy konventa. Keto konventa do ti zgjidhin problematikat ne menyre te njepasnjeshme por nuk do te kete sanksione per Shqiperine.
Pandeli Majko - Nga specialistet degjova qe aderimi ne keto dy konventa eshte onorifik per Shqiperine.
Pyetja ime e pare eshte sa shtete te Bashkimit Europian i kane miratuar keto konventa A jemi vertet shteti i fundit qe i miraton apo jo Pyetja e dyte eshte pse duhet te kemi nje martese te ketyre dy konventave Pse Konventes per Sigurine Berthamore qe per mua eshte ne rregull i duhet bashkelidhur Konventa per Sigurine e Menaxhimit te Lendes Djegese te Konsumuar dhe Sigurine e Mbetjeve Radioaktive Nga vezhgimi i shpejte qe u bera konventave shoh se behet fjale edhe per depozitim te mbetjeve radioaktive pavaresisht se ne i kemi ose jo mjetet dhe teknologjite e kesaj natyre. Besoj se arrini ta kuptoni shqetesimin tim.
Rustem Paci - Lidhur me pyetjen e pare une ju shpjegova se te gjitha vendet e Bashkimit Europian i kane miratuar keto dy konventa.
Per sa i perket pyetjes se dyte do tju them se agjencia ka 5 konventa baze nga te cilat Shqiperia ka miratuar tre prej tyre. Konkretisht keto konventa jane Konventa per Mbrojtje Fizike te Materiale Radioaktive e cila eshte miratuar kur ju keni qene minister i Mbrojtjes. Konventa Per njoftimin e shpejte te aksidenteve berthamore eshte miratuar ne vitin 2003 konventa Per ndihme asistence teknike ne rastin e aksidenteve perseri eshte miratuar.
Nga pese konventa baze tri jane miratuar nga Shqiperia ne afatet me optimale kane mbetur edhe dy ende pa u miratuar. Konventat nuk eshte se kane ndonje lidhje qe njera duhet te terheqe tjetren por jane baze per secilin shtet te komunitetit europian dhe me gjere. Shqiperia ka miratuar tri i kane mbetur edhe dy te cilat kane nje fare vonese nuk eshte se ka penalizime por i japin frymemarrje dhe mundesi me teper Shqiperise qe te jete pjesemarrese aktive e ketyre vendeve. Lidhur me depozitimin ky problem sikurse e dini eshte nje problem boteror dhe atribut i vendeve qe tashme i kane programet berthamore. Te gjitha shtetet europiane praktikisht kane hyre ne keto programe por jo te gjitha momentalisht bejne depozitimin.
Ne jemi perpjekur qe te bejme edhe nje rregullim ne terminologji. Depozitimi nenkupton mbetjet radioaktive. Mbetjet kane dy lloj depozitimesh depozitim te perkohshem dhe depozitim perfundimtar.
Shqiperia ben depozitimin e perkohshem. Ne kemi aplikime ne mjekesi industri kudo. Ju e dini qe spitali Nene Tereza ka dy burime te fuqishme kobalti qe trajton te semuret me kancer. Ne industri perdoren gjeresisht ato qe quhen sonda radioaktive. Keto burime pasi punojne 5 ose 10 vjet e konsumojne jeten e punes dhe kerkojne nje trajtim. Kete trajtim e ben praktikisht Qendra e Fizikes Berthamore.
Ne bashkepunim me Agjencine Nderkombetare te Energjise Atomike ne kemi ngritur ne vitin 2000 nje laborator modern per trajtimin e perkohshem te mbetjeve. Ne kushte normale ky laborator sipas parashikimeve tona mund te jete deri ne vitin 2050 ne qofte se supozojme se nuk do te kete aksident apo ndonje problem. Natyrisht ne kemi nje favor sepse Shqiperia nuk trajton karburant berthamor te konsumuar nuk kemi te tille dhe as nuk kemi ndermend te marrim por trajton mbetje me jetegjatesi te shkurter. Keshtu qe pas 50 vjetesh ato mbetje qe jane depozituar ne vitin 2000 i bie te largohen prej andej dhe te trajtohen si mbetje te zakonshme sepse burimet radioaktive jane konsumuar.
Megjithate deri ne vitin 2050 Shqiperia eshte e siguruar ka nje trajtim korrekt ashtu sikurse Italia dhe te gjitha vendet e tjera fqinje.
Per sa i takon depozitimit perfundimtar ky problem do te dale kur te linde. Ne qofte se ne do te kemi central pas 10 apo 15 vjetesh do te dal edhe trajtimi perfundimtar i mbetjeve radioaktive te cilat jane problem. Aplikimet qe ben Shqiperia nuk perbejne ndonje problem aq te rendesishem.
Vasilika Hysi -Kam nje pyetje lidhur me kalimin kufitar. A do te kemi depozitim te mbetjeve radioaktive te vendeve te tjera ne Shqiperi
Kostandin Dollani - Natyrisht qe jo. Nuk parashikohet as ne konventat qe jane as ne legjislacionin tone.
Arben Isaraj - Kur behet fjale per sigurine aq me teper per sigurine berthamore pse eshte Ministria e Shendetesise propozuesi i projektligjit
Rustem Paci - Ne vitin 1995 Parlamenti ka miratuar ligjin qe percakton autoritetin rregullator ne Republiken e Shqiperise per te gjithe perdorimin e sigurt te burimeve radioaktive ne Republiken e Shqiperise perfshire edhe mbetjet. Ky komision perbehet nga disa anetare te ministrive te ndryshme dhe kryesohet nga ministri i Shendetesise. Komisioni ka anetare nga Ministria e Mjedisit nga fakultetet dhe nga Policia e Shtetit. Pra eshte komision me baze te gjere. Ne baze te ligji ky komision ka te gjithe autoritetin per dhenien e licencave per kontrollin per inspektimin per sanksionet dhe gjithcka qe lidhet me perdorimin e mbetjeve ne Republiken e Shqiperise. Ndersa Qendra e Fizikes Berthamore te Zbatuar mbulon elemente qe kane te bejne me zhvillimin e teknologjise dozimetrine personale dhe me kalibrimin. Pra eshte nje perdorues i materialeve radioaktive ne Republiken e Shqiperise.
Pandeli Majko - Shpresoj ne mirekuptimin tuaj per nje perseritje deri diku te asaj qe thashe pak me perpara. Sic u tha nga specialisti te kapitulli i peste kemi te bejme me levizjen nderkufitare. Shqetesimi im eshte se me miratimin e kesaj konvente per mbetjet berthamore ne duhet te krijojme nje legjislacion te pranuar nga shteti shqiptar per depozitimin e mbetjeve berthamore nga nje shtet tjeter. TEC-i per mua nuk eshte ndonje problem i madh. Ai eshte nje infrastrukture e rregulluar. shte brenda nje sistemi te brendshem. Ajo qe me shqeteson dhe ketu e kam sensin e berjes se pyetjes eshte se nepermjet kesaj konvente ne nje menyre apo ne nje tjeter ne ndertojme nje varg rregullash bazuar mbi kete konvente per depozitimin ne Shqiperi te mbetjeve berthamore. Deri ketu une jam dakord me ju por kapitulli i peste flet per depozitimin ne Shqiperi te mbetjeve berthamore te prodhuara jo ne Shqiperi.
Rustem Paci - Kjo konvente nuk lidhet me faktin qe ne Shqiperi mund te hapet ndonje depo per depozitimin e mbetjeve dhe te lendes djegese. Kjo konvente ka disa detyrime nese duam qe ta bejme si shtet dhe si Parlament.
Kjo qe po diskutoni eshte nje ceshtje tjeter dhe depozitimi i mbetjeve ne Shqiperi eshte ceshtje tjeter. Kjo konvente rregullon te gjithe elementet qe kane te bejne me mbetjet radioaktive qe kemi per momentin ne Shqiperi. Nuk lidhet me mbetjet berthamore te cilat mund te vijne nga vende te tjera. Nese neser Parlamenti vendos qe ne Shqiperi do te ndertohet tre centrale berthamore kjo eshte ceshtje e Parlamentit shqiptar jo nje ceshtje personale e imja.
Saimir Tahiri - Pyetja qe kam ka te beje me materialin ne shqyrtim por shkon edhe pak me tej. Aktualisht ne Shqiperi deri ne cmase ka mbetje ose ndotje radioaktive dhe sa shqetesuese eshte kjo
Rustem Paci - Rregullimi i mbetjeve radioaktive ne Republiken e Shqiperise behet ne baze te ligjit nr.8025 i ndryshuar dhe te rregullores qe ka kaluar ne Keshillin e Ministrave gjate ketij viti. Ne kemi nje sasi mbetjesh radioaktive ne Republiken e Shqiperise e cila eshte depozituar ne depon e mbetjes. Depoja e mbetjeve eshte vleresuar edhe nga Agjencia Nderkombetare e Energjise Atomike dhe eshte e licencuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet.
Shqiperia nuk eshte nje vend qe prodhon nje sasi te madhe mbetjesh radioaktive. Te gjitha mbetjet jane te kondicionuara ne kushte optimale dhe nuk perbejne risk per publikun. Ne jemi ne gjendje te depozitojme deri ne 300 metra kub mbetje te cilat duhet te kompresohen. Aktualisht kemi te mbushur vetem nje pjese shume te vogel te depos se mbetjeve radioaktive. Pra praktikisht jemi ne nivele shume te uleta por e rendesishme eshte se kemi te gjitha llojet e mbetjeve radioaktive ne depo per sa i takon kategorizimit.
Pra burimet radioaktive qe perdorim ne Shqiperi jane nga kategoria e pare deri ne te pesten per te gjitha nivelet por nuk kemi ne perdorim materiale berthamore dhe lende djegese te konsumuar.
Mesila Doda -Se pari ku gjendet depoja per te cilen na folet dhe a ka nivel sigurie Se dyti a e kercenon vendndodhja e depos nivelin e sigurise se Partise Socialiste
Rustem Paci - Depoja e mbetjeve radioaktive eshte e vendosur ne nje institucion ku menaxhohet ne menyre te sigurt nga pikepamja e mbrojtjes se publikut. Elementet e sigurise jane upgrade-uar nga qeveria amerikane. Ato lidhen me te gjithe sensoret per sa i takon sigurimit fizik te depos se mbetjeve. Ka tri qendra te cilat perdorin burime radioaktive te fuqishme. Pjesa e trete e pyetjes nuk me takon mua.
Vasilika Hysi - A kemi kaluar deri tani mbetje radioaktive tranzit ne Shqiperi
Rustem Paci - Qe nga viti 2000 e mbrapa nuk ka pasur ne Shqiperi levizje transite apo hyrje te mbetjeve radioaktive.
Vasilika Hysi - A ka pasur para vitit 2000
Rustem Paci - Nuk kemi informacion se ka pasur importe te mbetjeve radioaktive ne Shqiperi.
Pervoja e hidhur e Italise fqinje siper rrefimit te te penduarit te mafias
Komplot ne fund te detit
Nga Riccardo Bocca
17 shtator 2009
Mbetje toksike te fundosura ne det. Me mbulim te shkelqyer. Ne nje xhiro makinash diplomatike dhe para te mbyllura ne Zvicer. Me poshte do ju zbulojme te thenat e fundit te te penduarit te ndrangheta i cili beri te mundur gjetjen e relikes se pare.
Interviste me Francesco Fonti.
Ish bosi i ndrangheta Francesco Fonti eshte i kenaqur dhe i hidheruar njekohesisht. Per vite me rradhe asnje nuk ka dashur te degjoje ate cfare kane thene gjyqtaret. Gjithmone e kam pranuar qe jam marre personalisht me fundosjen e anijeve te ngarkuara me mbetje toksike dhe radioaktive. Tregova gjithashtu edhe se ku mund ti gjenin Ne liqenin Cetraro vendi ne te cilin me 12 shtator Rajoni i Kalabrise dhe Prokuroria e Paola kane gjetur ne thellesine 480 metra bidona te stivosur. Por edhe sot qe te gjithe e dine qe jam i besueshem me duhet qe te perballem me nje situate absurde jetoj i fshehur i pa mbrojtur me friken se do me kerkojne jo vetem ata te bandes te ciles i perkas por edhe kreret e Shtetit qe me perdornin mua dhe te tjere te ndrangheta
Mbreme mora nj telefonate nga Vincenzo Macr keshilltari i Drejtorise kombetare Antimafia i cili me thote - Shpresoj qe tani mos te na vrasin te gjitheve...- Ja per cfare behet fjale. Per ngjarje te cilat godasin ne zemer mafian nderkombetare dhe disa institucione
Fonti qe eshte i denuar me 50 vjet burg si trafikant droge dhe me pas eshte penduar dhe u be bashkepunues me drejtesine vazhdon
Pendimi im ishte zgjedhje per jeten u pendova sepse kisha neveri per jeten qe beja si mafioz prandaj le te ndodhi ajo qe ka per te ndodhur. Ka shume pas skena qe duhen sqaruar sidomos pas te shtunes kur shteti do deklaroje gjetjet pergjate bregdetit Cosetina te anijes me bidona e gjate 120 metra dhe e gjere rreth 20 metra.
Vazhdimi i tregimit te tij fillon qe nga viti 1992 kur ish bosi shpjegon se si ka fundosur anijet Cunski Yvonne A dhe Voriaris Sporadais me pronar Ignazio Messina. Ne dosjen qe kam depozituar ne Drejtorine Kombetare Antimafia kam shkruar qe ne ate rast kemi marre njerez nga Klani i Muto nga Cetraro per te na ndihmuar ne fundosjen e anijes Cunski e ndersa anija Yvonne A u fundos ne Maratea. Ndersa anija Voriais Sporadais ne bord kishte 75 bidone me substanca toksike. Ne ate kohe nuk tregova piken e sakte se ku e kishim fundosur ndersa sot po tregoj qe e kemi fundosur ne Melito Porto Salvo ne provincen e Reggio Calabria ne detin e Jonit dhe ne menyre te drejteperdrejte me kete aksion u kujdes bosi i zones Natale Iamonte
Fonti nuk e ka problem qe te pranoje se Ne Calabri ndodhen rreth 30 anije te fundosura une kam fundosur 3 por cdo vit ne Polsi province e Reggio Calabria zhvillohej nje mbledhje plenare e ndrangheta ku ndaheshin detyrat dhe vendet se ku do kryheshin fundosje te tjera. Pikerisht ne nje nga keto mbledhje kam degjuar per fundosjen e tre anijeve ne zonen mes Sicilise dhe Cariddi per te tjera ne Tropea dhe per te tjera afer Crotone
Nje gje tjeter qe Fonti i referohet me siguri eshte sistemi qe rregullonte zhdukjen e anijeve ne fund te detit Mesdheut. Lidhja ime me boten e politikes deri ne vitin 1978 ishte nje agjent i Sismi qe prezantohej me emrin Pino.
Funksiononte keshtu Agjenti Pino kontaktonte banden e De Stefano ne Reggio Calabria e cila informonte shefin tim Romeo i cili me ngarkonte mua qe te lidhesha me Pinon dhe ky i fundit me tregonte se cfare sasie mbetjesh duhej te zhduknim te fundosnim dhe gjithashtu interesohej nese kishim mundesine e duhur per ta bere ate pune ne menyre urgjente
Fonti vazhdon Ishte nje biznes shume i mire fillonte me 4 miliarde lira per ngarkese dhe shkonte deri ne 30 milion lira maksimumi. Para qe shkonin ne Lugano nen llogarine hisky ne agjencine aeroportuale te Bankes Ubs ose ne ndonje banke tjeter ne Qipro Malte Vaduz e Singapor. Veprime qe kryheshin fale bankierit Valentino Foti. NDersa porsa ju perket politikaneve qe fshiheshin pas shpatullave te Pinos ata jane emra te njohur te kronikes italiane
Me poshte vazhdon Jam takuar disa here me Riccardo Misasi njeriu i forte Kalabrez u Demokracise Kristiane i cili na tregonte ngarkesat me perberje toksike qe duheshin fundosur ose groposur ne territorin Italian apo ne ndonje territor tjeter te huaj. Ne fakt ndrangheta ka bere te mundur fundosjen e disa ngarkesave ne Kenya Somali dhe Zaire ish Kongo Belge duke perdorur kapitene anijesh italiane ose edhe kapitene te anijeve te vendeve te tjera te Europes me ekuipazh nga te gjitha kombesite si maroken tunizian dhe shqiptar. Por ngelet real fakti qe fundosjet me te shumta i kemi bere ne fund te deteve tona jo vetem ne Kalabri dhe rreth e rrotull saj por edhe ne La Spezia Livorno. Ne Livorno kemi fundosur mbetjet toksike te industrise farmaceutike Nord
Intervisten e plote mund ta lexoni ne
http//espresso.repubblica.it/dettaglio/complotto-sotto-il-mare/2109748//0
Konstandin Dollani pedagog ne Fakultetin e Shkencave dhe anetar i Qendres se Fizikes Berthamore te Zbatuar
Shqiperia nenshkruan Konventa nderkombetare mbi nje tranzit te mundshem te lendeve radioaktive ne vendin tone. Por a kemi infrastrukturen e duhur per te perballuar transporte te tilla te nje rrezikshmerie te larte qe ne te kundert mund te sjellin edhe katastrofa humane Konstandin Dollani pedagog ne Fakultetin e Shkencave dhe anetar i Qendres se Fizikes Berthamore te Zbatuar shpjegon jo vetem kompleksitetin ne te parin e kesaj risie por dhe nje te djeshme dhe te sotshme te Shqiperise ne lidhje me mbetjet radioaktive dhe projektet berthamore.
Profesor Dollani Shqiperia ka nenshkruar tre konventa per sa i perket radioaktivitetit nderkohe qe dy te tjera jane ne proces. Ato permbajne edhe nje kalim te mundshem tranzit te lendeve radioaktive neper Shqiperi. Duke pasur parasysh infrastrukturen tone rrugore kombetare ne ndertim e siper dhe te qenit nje vend me numer te madh aksidentesh e nje Kod Rrugor qe nuk respektohet sic duhet sipas jush sa rrezikshmeri do te perbente nje kalim tranzit i lendeve te tilla te rrezikshmerise se larte ne vendin tone
Konstandin Dollani Konventat nderkombetare ne vetvete nuk perbejne rrezik. Ato nuk lejojne importin por vetem tranzitimin lendeve radioaktive qe ndryshojne nga mbetjet urbane. Por edhe kete nese jane kushtet e pershtatshme dhe me marreveshje mes paleve vendeve perkatese te interesuara. Domethene ato nuk detyrojne asnje shtet qe i ka nenshkruar keto konventa te lejoje edhe tranzitimin. Por edhe ky i fundit gjithashtu presupozohet te behet nen mbikeqyrjen e strukturave te posacme te specializuara. Rreziku nuk qendron tek ajo qe kalojne automjete me radioaktivitet. Rreziku eshte nese gjate transportimit ndodh nje aksident.
Sipas jush cili eshte segmenti rrugor me i sigurt ne Shqiperi ne nje rast te mundshem transporti te ketij lloji
Konstandin Dollani Mendoj se segmenti me i pershtatshem eshte nga Porti i Durresit deri ne Qafe-Thane. Ndoshta edhe rruga e re e Kosoves. Nese do te duhej te perdorej pika e Hanit te Hotit nga Mali i Zi per shembull do me dukej e pamundur.
Por nderkohe nje nga rregullat e transportimit te lendeve radioaktive eshte te mos kalohet ne zona te banuara. Dhe vete autostrada Durres-Tirane eshte famekeqe per aksidente dhe gjithashtu mjaft e banuar nga te dy anet dhe ne vijimesi. Duket si pa zgjidhje...
Konstandin Dollani Nuk duhet te kalojne neper qytete por mund te merren masa te larta sigurie. Nese jane burime te rrezikshme qe mbartin numrin 7 pervec etiketes makina mund te percillet me polici rrugore. Ka 7-8 lloje lendesh radioaktive dhe ato me numer 7 jane me te rrezikshmet. Por ka dhe jo shume te rrezikshme dhe qe ne rast aksidenti kane pasoja minimale. Por po te jete burim qe mund te perhapet pasojat jane te medha. Ndaj duhet ditur me pare nepermjet dokumentacionit perkates se cfare materiali eshte i lenget i ngurte toksik etj.. sepse ka lloj-lloj. Por dhe vete transportuesi eshte i interesuari kryesor qe mos kete probleme. Megjithate une nuk besoj se ne do te kemi shume kerkesa per tranzite te ketij lloji pasi as Italia as Greqia nuk kane centrale berthamore. Gjithe fqinjet tane Mali i Zi Maqedonia Serbia Greqia kane vete laboratore te standardeve si ne per te trajtuar menaxhuar mbetjet radioaktive. Gjermania per shembull eshte nje vend qe ka probleme ne kete drejtim pasi meqe qe pas Luftes II Boterore nuk lejohet te kete fabrika qe perpunojne lende berthamore per kete arsye i con ne France per ti perpunuar dhe Franca ia rikthen te perpunuara. Dhe per kete arsye shpesh ambientalistet franceze bejne protesta sa here kalojne trenat radioaktive neper France. Nderkohe treni vete nuk ka asnjelloj rreziku per te shperndare rrezatim. Vetem nese ai peson aksident po.
Sa per hekurudhat tona duhet te jene te pakonsiderueshme per kete lloj transporti
Konstandin Dollani As qe behet fjale te perdoren hekurudhat tona per nje funksion te tille ne gjendjen e keqe ne te cilen gjenden.
A ka nje infrastukture te plote ligjore struktura te specializuara tek burimet njerezore per te perballuar nje tranzit te tille
Konstandin Dollani Shqiperia i ka kushtet per tranzitim sepse ka legjislacion per mbrojtje nga rrezatimi ka edhe nje komision per mbrojtjen nga rrezatimi i cili mbikeqyr gjithe veprimtarine ligjore ne kete fushe brenda vendit. Ka edhe struktura perkatese qe varen nga Qendra e Fizkes Berthamore e Zbatuar ku punoj edhe une.
Pavaresisht se ka infrastrukture ligjore ne vuajme per zbatimin sic duhet anekend vendit e po te kujtosh arsyet e shperthimit ne Gerdec ku nuk gjen legjislacion te zbatuar kjo te fut friken edhe ne argumentin mbi te cilin po flasim.
Konstandin Dollani Ne si qender deri me sot i kemi bere me sukses transportet e lendeve radioaktive brenda vendit. Kemi lidhje me Agjencine Nderkombetare te Energjise Atomike dhe duke bashkepunuar kemi ngritur nje laborator me metodologji nderkombetare per trajtimin e mbetjeve radioaktive per ti transformuar ato me pajisje dhe specialiste sipas standardeve sot dhe kemi te njejtin nivel me vendet e rajonit. Prej legjislacionit ne fuqi na takon te merremi me trajtimin e mbetjeve radioaktive qe krijohen ne gjithe Shqiperine. Dhe mbetje ka kryesisht ne aplikimet mjekesore por edhe ne industri ne ate te naftes apo dhe ushqimit si per shembull ne fabrikat e prodhimit te Coca-Cola-s birres apo dhe ujit te pijshem te cilat krijojne burime te vogla radioaktiviteti ne momentin kur matet niveli i sakte i sasise ne shishe. Por kjo nuk sjell kurrefare problemi per ushqimet sepse jane rrezatime fare te vogla gati te paperfillshme. Ne kujdesemi per te mbrojtur edhe personelin nga rrezatimi. Per sa i perket spitaleve per shembull kobalti qe perdoret per rrezatim eshte i rrezikshem. Kur burimi radioaktiv mbaron procesin quhet mbetje dhe duhet trajtuar. Nuk eliminohet dot si mbetjet toksike sepse radioaktiviteti mbetet por ne kohe zvogelohet. Aktualisht kemi edhe kontrata me spitale private per transportin e pajisjeve me rrezatim por ka edhe te tille qe kane marre licence qe ta ushtrojne vete edhe kete proces vetem per biznesin e tyre.
Dhe cbehet me kobaltin per shembull pasi skadon
Konstandin Dollani Aparatura e kobaltit si rregull duhet te dergohet andej nga ka ardhur dhe konkretisht ai qe eshte marre ne QSUT duhet cuar ne Kanada. E ka pese vjet afatin dhe sakte. Ka ardhur ne vitin 2005 dhe tani po i vjen fundi. Do te hyjme ne bisedime me qeverine kanadeze per ta derguar atje.
Por ne cmenyre trajtohen mbetjet e tjera radioaktive brenda vendit
Konstandin Dollani Mbetjet e vogla vendosen neper fuci te posacme me standarde si ne gjithe boten 200 litershe te qarkuar nga nje shtrese betoni dhe te vendosura brenda dhomave te izoluara prej muri po betoni ne distance nga qendrat e banuara. Ne kemi krijuar nje ambient prej 16m x 16m qe do te thote nje volum prej 300m te ndare ne dy zona nje ku perpunohen e nje ku ruhen lendet radioaktive. Ato lihen keshtu derisa tiu ulet radioaktiviteti dhe te behen te parrezikshme.
Per sa kohe transformohen ne te pademshme
Konstandin Dollani Mbetjet spitalore nuk kane radioaktivitet qe zgjat me shume se disa muaj. Ndersa mbetjet industriale duan dhjetera vjet te behen te pademshme.
A eshte e mjaftueshme siperfaqja ne dispozicion per sasine e mbetjeve dhe deri kur
Konstandin Dollani shte plotesisht e mjaftueshme. Projekti ka perfunduar ne vitin 2000 dhe deri tani eshte zene vetem 1/30 e siperfaqes. Qe do te thote se Shqiperise i del per 30-40 vjet. Ne hyjme ne vendet e prapambetura me pak industri dhe per rrjedhoje edhe radioaktivitet.
Sa lende radioaktive prodhon Shqiperia
Konstandin Dollani Ne 10 vjet jane grumbulluar 30m qe do te thote se ne vit grumbullohen 3m.
Po krahasismisht me perpara viteve 90-te
Konstandin Dollani Perpara viteve 90-te grumbullohej 1m ne vit qe do te thote se sot ka me shume ndotje. shte zgjeruar aktiviteti spitalor me shume ne keto vite dhe mbetjet spitalore. Por edhe kaq radioaktivitet eshte shume pak krahasuar me vende te tjera.
Po te kujtojme nje tjeter projekt te pergojuar si ai i nje centrali berthamor ne Shqiperi sa i rrezikshem ju duket
Konstandin Dollani Centrali berthamor eshte nje projekt qe kushedi kur do te behet e nese po do te pakten 10 vjet te realizohet. Dhe per mbetjet e tij radioaktive i bie te flasim pas 15-20 vjetesh. Edhe per 30 vjet Shqiperia eshte nje vend i sigurt.
Domethene pas 30 vjetesh jo
Konstandin Dollani Natyrisht qe centralet berthamore perbejne problem por une aq sa di i kam nga literatura. Per sa kohe qe nuk ka konkretisht dicka nuk dime te themi se cdo te behet me mbetjet radioaktive qe mund te krijohen.
Sa mendoni se ndikoi shperthimi i centralit berthamor te Cernobilit tek shendeti i shqiptareve
Konstandin Dollani Kur plasi Centrali Berthamor i Cernobilit ne 87-88 ne beme nje studim hipotetik statistikor. Doza qe moren shqiptaret sikurse edhe greket italianet malazezet afer nesh etj ndoshta ndikoi ne shtimin e te prekurve nga semundja e kancerit. Pati nje rritje me 130-150 te semure me shume. Qe do te thote ne 1000 vete 1 rast me shume ne vit kjo ne nje interval kohor prej 5 vjetesh pasi nuk mund te flitet per rrezatim aktual. Tani raporti eshte 1 700-800 vete por per kete ndikojne shume faktore jo vetem rrezatimi.
A ka ushqime apo trajtime qe ndikojne direkt ne pakesimin e rrezatimit radioaktiv
Konstandin Dollani Nuk ka asnje ushqim qe mund ti kunderpergjigjet direkt demit te mbetjeve radioaktive. Reagimi varet shume nga imuniteti i trupit qe arrihet nga shume faktore. Sot te rrezikuar nga nje tjeter radioaktivitet por ai kozmik jane pilotet.
Sa e keni kontrolluar ju si institucion hekurin qe hyn ne Shqiperi nga importi e qe shpesh eshte perfolur se nje pjese ka ardhur me rrezatim nga Ukraina
Konstandin Dollani Ne si institucion kemi bere matje pasi mediat njerez te ndryshem kane pretenduar se hekuri i pallateve te banuara eshte me rrezatim. Thone se ndiejne edhe efekte por ne nuk na ka rezultuar ne asnje rast te vetem me rrezatim nga kontrrollet legale qe kemi bere. Nuk kemi gjetur hekur me radioaktivitet mbi normen pasi ka edhe radioaktivitet natyral normal dhe te pademshem. Por edhe njeriu vete ne organizemin e tij prodhon radioaktivitet. Trupi yne ka kalium si perzierje e disa izotopeve ku njeri K40 eshte radioaktiv. Ne trupin tone ndodhin 5000-6000 shperthime radioaktive ne sekonde. Ne kemi tre njerezit tane te perhershem ne doganen e Portit te Durresit apo Tiranes qe bejne kontrolle per rrezatimin e mallrave dhe I certifikojne.
Por sa kontrollohen keta njerez ne menyre qe gjithcka qe ju thoni ta besojme si te vertete pa paragjykuar askend por duke pasur te drejte edhe te dyshojme
Konstandin Dollani Se pari stafi yne duhet shtuar edhe ne pika te tjera doganore jo vetem ne doganen e Durresit dhe Tiranes sepse ne nuk e dime se cmund te hyje diku tjeter. Sa per kontrollet mbi ne iu mbetet doganave te bejne punen e tyre edhe ne kete drejtim.
Po centrali energjitik ne Porto-Romano sa rrezikshmeri ka
Konstandin Dollani Duhet pare ne te ardhmen se sa mund te rritet rreziku per radioaktivitet dhe duhet mbajtur ne mbikeqyrje.
Po sa te rrezikshme jane edhe mbetjet plastike
Konstandin Dollani Pleherat gjithashtu plastika qe do qindera vjet te degradohet edhe keto rrisin semundjet kanceroze edhe pse nuk kane radioaktivitet.