Berisha: Vizat do të liberalizohen siç kam premtuar
Liberalizimin e vizave, Berisha e vlerësoi si një akt dhe një arritje historike jo vetëm kombëtare, po edhe individuale për çdo qytetar shqiptar.
"Ne kemi premtuar gjatë fushatës elektorale se brenda vitit të parë të këtij mandati do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të plotësojmë të gjitha kushtet dhe reformat për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave për shqiptarët", tha Kryeministri. Sipas tij "ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo vend, por më tepër rëndësi ka për shqiptarët, pasi pothuaj 25 për qind e tyre janë në emigracion".
Për këtë arsye, kreu i qeverisë ka premtuar marrjen e një sërë masahs, çka do të bëjë të mundur përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Berisha tha se do të forcohet kontrolli ndaj kufijve në të gjithë vendin.
“Do të merren masa për menaxhimine e integruar të kufijve. Për këtë janë vendosur dhe do të vendosen sistem kamerash në të gjitha pikat kufitare. Liria rritet ndërsa kontrolli forcohet”, theksoi Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Kryeministri tha se të gjitha kërkesat specifike të BE-së që kanë lidhje me kontrollin e kufijve do të plotësohen brenda muajit nëntor. Gjithashtu, ai tha se deri më tani janë shpërndarë 180 mijë pasaporta biometrike, një tjetër kusht ky i kërkuar nga BE-ja.