“Zgjerimi i BE-së, shtysë për forcimin e demokracisë”
Miliband theksoi se BE-së i nevojitet një avancim i mëtejshëm në këtë proces evropian. “Vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqia, si dhe Ukraina, aspirojnë që edhe ato të gjenden mes vendeve anëtare të BE-së dhe të gjitha ato duhet të pranohen në bashkësi”, u shpreh shefi i diplomacisë britanike përmes një shkrimi të botuar në të përditshmen "The Times".
Sipas Miliband, Bashkimi Evropian duhet të vendosë prioritete në marrëdhëniet me fuqitë e mëdha, siç janë SHBA-ja, Rusia dhe Kina. Në këtë kuadër, BE-ja duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe të tregojë se mund të jetë partnere serioze strategjike.
Në këtë kontekst, thekson Miliband, Britania e Madhe është ende një nga aktorët më të rëndësishëm, pasi është një nga vendet kryesore në akordimin e ndihmave dhe përballjen me sfidat globale.