E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Vizat gjallerim per ekonomine shqiptare- personalitetet e evropes do vizitojne Tiranen

22-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha vleresoi sot ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se heqja e vizave per qytetaret shqiptare do gjalleroje ekonomine e vendit. Ne fjalen e tij para ligjvenesve demokrate nje dite pas kthimit nga samitit dy ditor i NATO-s ne Lisbone te Portugalise. Takimi i Lisbones ka qene edhe nje rast i mire i kryeministrit per tu takuar me perfaqesuesit me te larte te vendeve kryesore te botes. Kreu i qeverise Berisha tha se ka patur nje bisede te shkurter me presidentin amerikan Barack Obama se ka folur me kancelaren gjermane Angela Merkel kryeministrin italian Silvio Berlusconi apo presidentin francez Nikola Sarkozy te cileve sic tha Berisha u ka bere te njohur perparimet qe ka bere Shqiperia. Sarkozi dhe Merkel me premtuan se do te vizitojne se shpejti Shqiperine. Une nga ana ime i falenderova per bonusin qe shqiptaret moren me vizat dhe u premtova se nuk do te zhgenjehen pasi shqiptar nuk do te shkelin kushtet e vendosra nga BE- vuri ne dukje Berisha. Kryeministri theskoi se vizat do te sherbejne per zhvilllimin e ekonomise ne vendin tone. Nder te tjera Berisha vleresoi se Samiti i Lisbones ishte me i rendesishmi ne 61 vitet e fundit te Aleances. Ky samit miratoi konceptin e ri strategjik te NATO-s qe ristrukturon rolin e kesaj organizate. Koncepti i ri strategjik i NATO-s garanci per asgjesimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurise globale- tha kryeministri. Duke e cilesuar si nje zhvillim shume pozitiv samitin e NATO-s ne Lisbone theksoi se me vendimet e ketij samiti i sherbejne paqes dhe sigurise ne bote. Berisha theksoi se ky samit ishte mjaft i rendesishem edhe per Shqiperine pasi vendi yne merrte pjese per here te pare me te drejta te plota. Samiti i NATO-Rusi ishte edhe nje sukses i madh i presidentit Obama pasi mori vendimet per vendosjen e sistemeve antirakete- theksoi Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se vendi yne eshte i gatshem te rrise kontributin e forcave ushtarake ne Afganistan dhe sipas tij Shqiperia do te jete e vendosur te qendroje atje derisa te jete e nevojshme. Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se Shqiperia mbeshtet anetaresimin e vendeve te Ballkanit ne NATO. Samiti i NATO-s ne Lisbone diskutoi dhe per shtetin me te ri ne Ballkan Kosoven duke e vleresuar ate si faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon beri te ditur sot Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD. Eumlshte e rendesishme te theksoj se Samiti shprehu vleresim qartesisht pozitiv per Kosoven forcat e saj te sigurise policine e saj duke deshmuar se Aleanca e konsideron Kosoven nje faktor te rendeisshem paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Sipas Berishes ai vete ne fjalen e tij theksoi rendesine e qe vendet e Ballkanit kane per NATO-n si dhe faktin se NATO eshte ende i nevojshem me pranine e tij ne Kosove. Ne fjalen time nder te tjera theksova se Ballkani Perendimor eshte lsquounfinished business per Aleancen se pari per integrimin e vendeve te tjera si anetare ne kete Aleance. Se dyti domosdoshmerine e qendrimit te KFOR-it si shtylle kryesore paqeje dhe stabiliteti. Duke cilesuar Afganistanin si nje vend mik te Shqiperise Kryeministri tha gjithashtu se prania dhe angazhimi i Shqiperise ne Afganistan te nje niveli te larte ne raport me kapacitetet e tij eshte vleresuar nga anetaret e Aleances dhe se ai ishte angazhuar se qeveria do te zgjeroje me tej pjesemarrjen sikunder do te kontribuoje ne rindertimin e Afganistani vecanerisht ne fushen e arsimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›