E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr prane shkolles Sami Frasheri 3 te plagosur

Nje sherr mes te rinjve prane shkolles Sami Frasheri ne kryeqytet ka shkaktuar plagosjen e tre personave ku nje prej tyre nxenes i viti te katert i kesaj shkolle.

Sipas burimeve nga policia mesohet se dy nxenes te ketij gjimnazi sapo kane dale nga dera e shkolles kane nisur sherrin me disa te rinj te cilit nuk ishin pjese e saj dhe ne fillim sherri ka nisur me fjale e me pas jae perdorur sende te forta.

Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes dy grupet e te rinjve jane qelluar me gure si dhe me shkopinj druri dhe hekuri ku nga ky sherr jane plagosur lehte tre persona nje nxenes i shkolles se mesme dhe dy te rinj te tjere.

Policia e komisariatit nr.3 e cila ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes ka shoqeruar ne spital tre te plagosurit te cilet pasi kane marre ndihmen e pare mjekesore jane shoqeruar per ne komisarit ku njeri prej te plagosurve eshte nxenesi i vitit te katert Tigri Kovaci.

Nderkohe qe tre persina te tjere jane identifiuar sipas policise dhe po punohet per kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›