E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallkimi- Tirana nen drejtimin e Rames po noton ne uje

22-11-2010 / Gazeta 55

- Kryeqyteti eshte thuajse nen uje ndersa Edvini demonstroi sot aktin e papergjegjesise teksa fajesoi qytetaret dhe qeverine per situaten kaotike te permbytjeve dhe bllokimit te trafikut


- Politika e mbrapshte e kryebashkiakut te Tiranes ka reflektuar ndjeshem kriza te njepasnjeshme te administrimi i problematikes kryesore te qytetit duke nisur nga trafiku i paralizuar e deri te permbytjet qe arrijne te tmerrojne qytetaret me vetem pak minuta shi


Bashkia e Tiranes i heq vetes ne menyre hajduterie cdo pergjegjesi qe e lidh ate me block-outin disa oresh te funksionimit te arterieve kryesore te trafikut ne qytet apo edhe per ujin qe vershoi rrugeve te kryeqytetit duke sjelle edhe paralizen me te paprecedente nder vite. Per ore te tera rruget rrugicat dhe kryeqezimet u izoluan duke mos dhene asnje shenje jete se kjo pjese e rendesishme e vendit ka nje drejtues apo qofte edhe nje formacion menaxherial per te vene ne rrugen e normalitetit problematiken qe lind dhe qe mund te linde ne cdo moment. Situata e paprecedente qe u krijua sot ska nje pergjigje konkrete. Shiu Duke anashkaluar cdo sulm jashte normales dhe jashte kuadrit te logjikes funksionale nena natyre nuk eshte fajtore por jane kolektoret e bllokuar per te cilet Bashkia e Tiranes se ka vene ujin ne zjarr gjate gjithe kohes normale per te marre cdo mase paraprake. Per situaten e krijuar sot fajtor mund dhe eshte plani i pastudiuar i Bashkise se Tiranes per te perligjur ndertime te pa-kritera ne cdo hapesire te kryeqytetit. Eumlshte kjo politike e mbrapshte e kryebashkiakut Edi Rama qe solli edhe qorrsokakun e sotem ne te gjitha arteriet kryesore te Tiranes. Kryeqyteti u izolua plotesisht situata eshte vertete dramatike dhe sdihet se sa do te prevaloje mbraptesisht ne kete linje. Qytetaret u bllokuan per ore te tera ne linjat e urbaneve apo edhe ne automjetet e tyre private dhe askush smbajti pergjegjesi. Strukturat e njesise vendore te Bashkise se Tiranes jo vetem qe sju pergjigjen apelit te qytetareve per ndihme por perkundrazi i injoruan ato duke faturuar pergjegjesite qe u takojne atyre realisht sipas ligjit tek ministri i Brendshem dhe Kryeministri. I pafytyri i kryeqytetit shqiptar Edi Rama tha paturpesisht se situaten kaotike e shkaktoi Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Eumlshte e kuptueshme se kryetari i bashkise kerkon me cdo kusht te dale i paster nga e gjithe kjo katrahure qe ai dhe ndjekesit e tij te struktures 20-she kane legjitimuar per disa vjet me radhe. Por ata qe e pesojne jane gjithmone te urtet e Tiranes qytetaret te cilet paguajne te gjitha detyrimet ndaj bashkise por si sherbim marrin bllokimin e trafikut dhe permbytjet neper rruget dhe rrugicat e qytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›