Berisha: Vlerësim pozitiv për pyetësorin

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit ka deklaruar se janë dhënë vlerësime pozitive për pyetësorin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nënvizoi se deri në 10 qershor u duhet dhënë përgjigje pyetjeve të reja . "Vlerësimet për pyetësorin kanë qenë pozitive dhe kjo është një arritje e madhe. Vlerësimet bazohen në punën serioze që është bërë me përgjigjet dhe bën që të vlerësohet pozitivisht dokumenti dhe përgjigjet, si dhe të trajtohen me një shpejtësi rekord ", u shpreh ai.
Kreu i qeverisë nënvizoi se janë kërkuar sqarime për përgjigjet në pyetësor, pasi sipas tij ekspertët e KE-së e kanë lexuar me vëmendje dokumentin. Kryeministri tha se është planfikuar të vijnë edhe 9 komisione ekspertësh.
"Deri në 10 qershor duhet të dërgojmë të gjitha sqarimet për pyetjet e reja. Përgjigjet të jenë sa më shkurt dhe saktë. Ishte avantazh i madh që ne nuk ecëm në mënyrë voluminoze por shkuam me 3854 faqe", pohoi ai.
Kryeministri tha se KE ka qenë më i shpejtë se qeveria, pasi në 30 ditë ka shqyrtuar dokumentin dhe ka shtuar pyetjet.
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, Berisha nuk la pa përmendur edhe darkën e sotme në Strasburg me kryesocialistin Rama për zgjidhjen e ngërçit politik. Duke iu drejtuar gazetarëve ai tha se "meqë darka është private nuk u ftoj dot në Strasburg. Do kisha dashur t'u marr me vete".