Berisha Vleresoj Priftin s039ndryshojne ministrat e PD-se

Kryeministri pro ndryshimeve te LSI-se ne qeveri
Ndryshimet ne qeveri qe vijne nga LSI-ja nuk do te prekin partine ne pushtet PD-ne. Kryeministri Sali Berisha beri dje te qarte se nuk do te kete ndryshime te tjera ne qeveri pas atyre te propozuara nga Levizja Socialiste per Integrim. Kryeministri Sali Berisha shprehet dakord me propozimet qe iu bene dje nga Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim duke permendur faktin se keto ndryshime behen nga forca aleate ne qeveri dhe ai i respekton ato. Por Berisha vuri ne dukje se Partia Demokratike nuk ka asnje motiv per te bere ndryshime te tjera. Kryeministri Sali Berisha pohoi se ka 6 muaj qe aleati ne qeveri Ilir Meta i ka kerkuar te zhvendoset nga pozicioni i shefit te diplomacise ne krye te dikasterit te ekonomise. Arsyeja nevoja per te qene me i pranishem ne aktivitetin e tij si kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim. Z. Meta me ka kerkuar rreth 6 muaj me pare largimin nga Ministria e Jashtme. Nuk e pranova ne ate kohe pasi kisha nje axhende te ngjeshur dhe shume te rendesishme. Ne pranojme ndryshimet e aleateve. Une i kerkova asokohe meqenese axhenda e jashtme ishte jashtezakonisht e rendesishme dhe eshte e rendesishme qe te ndiqej axhenda dhe ne nje moment te caktuar te rikonsiderohej kjo. Z. Meta pas miratimit te rezolutes ne OKB per Kosoven dhe udhetimin e tij te suksesshem ne Ameriken Latine me njoftoi se koha tani ishte e domosdoshme per te - tha Berisha. Kryeministri i vendit vleresoi Dritan Priftin dhe ministrat e LSI-se ne pergjithesi por duke bere te qarte se ishte i detyruar te plotesonte kerkesen e Ilir Metes te cilen ai ia kishte propozuar 6 muaj me pare. Une kam pasur bashkepunim te shkelqyer me secilin nga ministrat e LSI-se. Jeni deshmitare per veprimtarine shume te rendesishme te Ministrise se Jashtme gjate kesaj periudhe - u shpreh Berisha. Kryeministri vleresoi se reformat ne fushen e ekonomise me ministrin Prifti ne drejtim te ministrise kane ecur me ritme te larta dhe se bashkepunimi me te ka qene pozitiv. Bashkepunimi i Priftit meriton mirenjohje te plote nga ana ime dhe i tille eshte bashkepunimi edhe me ministrin e Shendetesise. Kam bashkepunuar mire me z. Priftin me te reforma ekonomike eci para - theksoi Berisha. Kreu i qeverise vuri ne dukje se eshte ne te drejte te seciles force politike ne koalicion me PD-ne qe te percaktoje kompozimin e perfaqesimit te saj ne qeveri dhe administrate.
I pyetur nese keto ndryshime ishin te diktuara nga ana e kreut te qeverise Berisha mohoi kategorikisht qe Partia Demokratike te beje nderhyrje tek aleatet. PD nuk ben nderhyrje ne ndryshimet qe kerkojne te bejne aleatet - deklaroi z. Berisha. Reagimi i Berishes vjen pasi LSI i propozoi dje lirimin nga detyra ne kabinetit qeverises te Dritan Priftit.
Keto jane ndryshime te cilat i ndermerr nje force politike aleate per arsyet qe une u shpjegova ketu. PD nuk ka as edhe nje motiv per te bere ndryshime pervec atyre qe propozon LSI - theksoi Kryeministri Sali Berisha. Me tej Kryeministri vuri ne dukje Sic keni pasur rastin ta vezhgoni gjate ketyre viteve nuk kam nderhyre as edhe nje here. Nderhyrja e vetme qe do te beja do te ishte nese do te me paraqiteshin ndonjehere kandidatura te papajtueshme me kriteret e njohura cka nuk ka ndodhur dhe ne kete kontekst une si kryetar i Partise Demokratike por edhe si Kryeminister i vendit do te zbatoj me perpikmeri vendimin e forces aleate kryesore qe kam ne qeveri dhe qe eshte LSI.
Ndryshimet ne qeveri Berisha con emrat tek Topi
Kryeministri Sali Berisha coi dje tek Presidenti Bamir Topi emrat e propozuar nga LSI-ja per ndryshime ne qeveri. Zedhenesja e kryeministrit Erla Mehilli deklaroi se ne perputhje me propozimet zyrtare te Levizjes Socialiste per Integrim i propozoi Presidentit te Republikes
1 Lirimin nga detyra te ministrit te Jashtem zotit Ilir Meta dhe emerimin e zotit Meta ne detyren e zevendeskryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ne qeveri.
2 Lirimin e zotit Edmond Haxhinasto nga detyra e zevendesministrit te Puneve Publike dhe Transportit dhe emerimin e tij ne detyren e ministrit te Jashtem.
3 Lirimin nga detyra te ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes zotit Dritan Prifti.
Kryeministri Berisha falenderon zotin Meta per kontributin e tij te vyer ne drejtimin e suksesshem te Ministrise se Jashtme dhe diplomacise shqiptare si dhe falenderon zotin Prifti per kontributin e tij te cmuar ne udheheqjen e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe reformave te rendesishme te ndermarra ne kete fushe.