E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta Pse e leviza Priftin dhe solla Haxhinaston

Kryetari i LSI-se tregon arsyet Konflikti mes dy posteve

Menjehere pas ndryshimeve te perfaqesimit te partise se tij ne qeveri kryetari i LSI-se Ilir Meta shpjegoi arsyet se pse e largoi Dritan Priftin nga kabineti qeveritar pse e la Ministrine e Jashtme per ate te Ekonomise si edhe ndikimin qe do te kene keto ndryshime ne grupin parlamentar te LSI-se dhe ne elektorat. Ne nje prononcim per shtyp ministri i Jashtem Ilir Meta ka komentuar propozimet e bera dje nga LSI-ja ne adrese te Kryeministrit Berisha per ndryshime ne qeveri. Meta theksoi se largimi nga posti i ministrit te Jashtem behet per shkak te partise qe ai drejton. Duhet se ishte nje lloj konflikti mes detyres sime si minister i Jashtem dhe si qytetar i LSI-se. Statistikat kane treguar se kam qene jashtezakonisht jashte vendit per te permbushur detyrat e mia dhe kam bere mungesa te gjata ne parti. Ai garantoi me tej Vazhdoj te permbush me perpikmeri te gjitha detyrimet e mia si minister i Jashtem dhe jam i bindur se LSI do vazhdoje me profesionalizem ti permbushe me profesionalizem detyrat e kesaj ministrie dhe ne vazhdim me z. Haxhinasto. Per Meten rendesi ka qe dhe Ministria e Ekonomise Telekomunikacionit dhe Energjise ka me shume detyrim se cdo dikaster tjeter i qeverise.

Z. Meta pse lindi nevoja e ketyre ndryshimeve dhe perse pikerisht tani

Keto jane ndryshime krejtesisht te natyrshme pas nje viti qeverisje. Pas nje viti sidomos ne detyren e ministrit te Jashtem eshte dashur qe me shume se 100 dite pra 1/3 e gjithe kesaj periudhe kalendarike njevjecare ta kaloj me sherbime jashte shtetit per shkak te kesaj detyre dhe angazhimit te jashtezakonshem si per ceshtjet qe kane te bejne me integrimin evropian ceshtjet qe kane te bejne me liberalizimin e vizave dhe ne menyre te vecante dhe me ceshtjen e Kosoves e cila ka perjetuar disa momente kyce sikurse eshte opinioni i dhene nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise apo dhe rezoluta e fundit qe u miratua ne Asamblene e Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ne kete plan kjo eshte nje mungese qe eshte ndier shume sidomos ne funksionimin e LSI-se.

Na keni shpjeguar deri tani pse po largoheni ju nga Ministria e Jashtme por ne fakt ende nuk kemi folur per largimin e zotit Prifti teresisht nga qeveria...
Arsyeja kryesore eshte pikerisht nje lloj konflikti midis angazhimit tim si kryetar i LSI-se jo thjesht si parti por dhe si force qeverisese brenda vendit dhe angazhimit tim si minister i Jashtem. Mendoj se pas nje viti eksperience gjithmone lind nevoja per ndryshime per modifikime dhe ky eshte nje rikompozim i perberjes se LSI-se ne qeverisjen e vendit qe ndihmon forcimin e rolit te LSI-se ne qeverisje por besoj se do ndihmoje dhe me tej ne permbushjen e vazhdueshme te objektivave te kesaj qeverisjeje edhe me tej.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›