Kthehen bibliotekat e lagjeve

Kthehen serish bibliotekat e lagjeve. Bashkia e Tiranes ka futur ne projektet e saj rikthimin e bibliotekave por kerkon ndihmen e shtepive botuese per te kontribuar ne pasurimin e tyre me tituj te ndryshem.
Ne zonen e Laprakes sapo eshte ndertuar nje biblioteke e re e cila do tu krijoje mundesi te rinjve jo vetem te kalojne kohen e lire duke lexuar por edhe te zhvillojne dijet duke shfrytezuar internetin.
Nje biblioteke ne Laprake eshte nje hapesire e mirepritur nga shume te rinj. Ketu mund te gjejne jo vetem libra terheqes por edhe te kene hapesiren e tyre te internetit thote kryebashkiaku Edi Rama.
Biblioteka e ndertuar nga bashkia e Tiranes ne njesine numer 11 ka nje salle leximi me 16 vende dhe nje sale interneti te pajisur me 11 kompjuter .Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama u shpreh se bashkia do te beje investime qe ne cdo lagje te kryeqytetit te rikthehen bibliotekat.