E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vuajme per opozite Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, shprehu dje pakenaqesi ndaj qendrimit te opozites ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave dhe reforma te tjera. Gjate nje kafeje me nje grup te rinjsh ne nje nga zonat turistike te vendit, mali i Dajtit, kreu i qeverise bisedoi me te rinjte, ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave dhe hapat e metejshme per integrimin. Nderkohe qe nuk mund te mos shprehte edhe pakenaqesite ndaj opozites dhe rruges ne ndertimin e saj. "Shqiperia eshte nje vend qe ka vuajtur per opozite. Gjenerata ime, me shume se per cdo gje tjeter, ka vuajtur per opozite. Dhe do te them nje gje. Ne ne vitet qe qendruam ne opozite, dua t'u rrefej me shume sinqeritet, kemi qendruar shume te motivuar, me bindjen se po ndertojme opoziten. Opozita duhet ndertuar. Nuk ka demokraci dhe nuk ka zhvillim pa pluralitetin. Ne kete aspekt, opozita eshte pushteti moral i vendit", u shpreh kryeministri. Nga ana tjeter, ai e quajti realizimin e nje endrre per shqiptaret, vendimin per liberalizimin e vizave, ku sipas tij, tashme asnje nuk do te kete vonesa per t'u nisur drejt destinacionit te tij. "Liberalizimi eshte dhe nje lehtesim real financiar. Pra, u arrit nje enderr e vertete. Imagjinoni, ata qe u nisen me anije 20 - vjet me pare ishin moshataret tuaj, ndersa ju, shume shpejt, do te nisen me me dinjitet dhe do te keni mundesine te njihni hapesiren Evropiane, nje hapesire e krijuar mbi bazen e nje mrekullie njerezore, sepse Evropa nuk ka krijuar asnje mrekulli me te madhe se sa Bashkimin Evropian", tha Berisha. Drejtuar te rinjve, kryeministri u shpreh se ata po ndertojne dhe do te gezojne te ardhmen evropiane, te cilen e meritojne. "Ju keni te sigurt nje gje, po ndertoni dhe do te gezoni te ardhmen evropiane qe meritoni! Sepse integrimi ne Bashkimin Evropian dhe perpjekja e gjithanshme per te arritur ndryshimet brenda vendit, ndryshime te standardeve evropiane, nuk arrihen ne nje dite, nuk arrihen ne nje vit dhe as ne nje dekade. Levizja e lire lehteson shume zhvillimin, e nxit zhvillimin", theksoi kreu i qeverise, duke shtuar se koha ka cmimin me te cmuar per njeriun. Berisha shtoi se rruga per te arritur deri ketu per vendin, nuk ka qene e lehte, por ne kete rruge kemi qene te sigurt dhe te suksesshem. "Padyshim qe nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi te lehte rrugen tone, sepse kjo ka qene historia. Por, nga ana tjeter, e kemi te sigurt dhe te suksesshme. Kjo eshte absolutisht e vertete", theksoi Berisha.

Vendimi
Vetem tre dite me pare, Komisioni Evropian aprovoi propozimin per te mundesuar qe shtetasit e Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines, te udhetojne me pasaportat e tyre biometrike drejt vendeve te hapesires Shengen pa pasur nevoje per nje vize. Lajmi i mire u be publik nga Komisionerja e Bashkimit Evropian per ceshtjet e brendshme, Sesilia Malmstrom e cila tha dje se propozimi per liberalizim te vizave, vjen si rezultat i punes intensive te autoriteteve shteterore per plotesimin e kushteve te kerkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›