E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vullnet për bashkëpunim me opozitën


Gjatë qëndrimit të tij në Dubrovnik, Kryeministri Berisha u takua sot me zv/Presidentin e grupit socialist në Parlamentin Europian z. Hannes Swoboda. Gjatë këtij takimi kryeministri e ka falenderuar z. Swoboda për miratimin e rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe angazhimin e grupit socialist në Parlamentin Evropian për të inkurajuar integrimin evropian të Shqipërisë.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare ka rikonfirmuar vullnetin për të zbatuar rezolutën në bashkëpunim të ngushtë me opozitën, në mënyrë që të përshpejtohet proçesi i integrimit evropian i vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›