E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fushë-Krujë


Një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin Fushë Krujë- Tiranë. Aksidenti u shënua rreth orës 15. 30 pranë fshatit Arameras, në kohën kur një automjet me targa t të Kosovës u përplas me një trajler me targa të Krujës.
Përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë. Makina me targa të kosovës është dëmtuar rëndë, ndërsa trajleri është përmbysur disa metra me tutje. Si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur menjehërë drejtuesi i automjetit me targa të kosovës, i cili udhëtonte i vetëm në mjet. Ndërsa drejtuesi i trajlerit dhe një tjetër person që udhëtonte me të morën plagë të rënda. Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin ushtarak të Tiranës, ku mbeten ende në gjendje të rëndë dhe në rrezik. Edhe viktima i aksidentit është dërguar për në Tiranë dhe ndodhet ne morgun e Spitalit Ushtarak. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes mbërritën ekspertët e policisë rrugore që nisën hetimet për aksidentin. Nga të dhënat e para, mendohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›