Durrës/Kësh.Bashkiak, Dako godet me mikrofon sekretaren
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako në sallën e mbledhjes ka goditur me mikrofon një prej sekretareve të Këshillit Bashkiak. Dako ka lëshuar mikrofonin ndaj sekretares gjatë mbledhjes së këshillit. Debatet dhe tensioni ishin të pranishme në mbledhje dhe pas këtij incidenti të paprecedentë.
Për herë të parë që nga nisja e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Durrësit bashkuan votat me socialistët.
5 këshilltarët e LSI votuan pro kandidaturës dhe bashkuan votat me 16 këshilltarët socialistë duke miratuar në parim emërimin e një mjeku në Shërbimin komunal.Në këtë pikë, në mbledhjen e Këshillit nisën, pas incidentit nisi dhe përplasja politike.
Demokratët fillimisht kërkuan pushim dhe më pas u tërhoqën nga mbledhja.
Për pasojë të ndërprerjes së mbledhjes këshilli la pa shqyrtuar disa ccështje të rëndësishme mes të cilave dhe atë të strehimit .