E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela Guxoni perballja si ne Orikum Qamil Xhani

Opozita ka paralajmeruar serish protesta te dhunshme ndaj qeverise. Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela deklaroi dje nga qyteti i Lushnjes se shteti do te perballet me te njejten situate si ne Orikum ku pak dite me pare qytetaret sulmuan forcat e policise. Deklarata e Ngjeles u be dje ne protesten e zhvilluar nga Opozita e Bashkuar ne qytetin e Lushnjes ku ishte i pranishem kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe aleati me i ri i PS-se Petro Koci. Ne fjalen e tij Ngjela eshte ndalur tek problemi i pronave duke e justifikuar incidentin e rende te ndodhur mes banoreve te zones se Dukatit dhe policise. Nese cenohet prona ky problem do te perballet me qytetaret. Kush guxon te preke pronen do te perballet me te njejten situate si ne Orikum pra me zerin e popullit u shpreh kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi. Ai ka theksuar se qeveria do te tronditet pas publikimit te materialeve sekrete nga faqja e internetit WikiLeaks Do te publikohen dokumentet e WikiLeaks per Shqiperine dhe te dashur qytetare do ta merrni vesh po aq shpejt te verteten ka thene Ngjela. Ne takimin e zhvilluar me elektoratin e majte dhe opozitar ne Lushnje kryetari i PS-se Edi Rama ka theksuar se protestat jane te pashmangshme. Sipas tij populli opozitar eshte i detyruar qe te dale ne rruge duke qene se nuk u realizua transparenca e zgjedhjeve. Ka ardhur koha qe ne te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme. Prandaj ja ku po ju them se rruga e protestes eshte e pandalshme dhe e pashmangshme. Te gjithe e dime se Saliu nuk pranon te hape kutite sepse e di fare mire qe keto zgjedhje u vodhen. U vodhen me qellim qe te arrihej te pervetesoheshin me se miri pasurite dhe pronat publike-tha dje Rama ne Lushnje. Kreu i PS-se e ka lidhur transparencen e zgjedhjeve dhe me problemet e tjera ne vend duke theksuar se situata eshte alarmante per vendin. Qeveria e sotme eshte nje deshtim Saliu ka deshtuar ne ekonomi arsim shendetesi e kudo ku ka sherbim publik. Prandaj ne kemi vendosur te vijojme me kete tur protestash me qellim qe te sigurojme te ardhmen tone me transparence-tha dje Rama ne fjalen e tij. Kreu i PS-se ka theksuar se e vetmja alternative pozitive ne vend eshte e majta dhe ka kerkuar qe qytetaret te behen pjese e saj. Partia Socialiste dhe e majta eshte padyshim alternativa me e mire per qytetaret. Ka ardhur koha te dashur qytetare qe shqiptaret tu kthehen zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ka ardhur koha qe te degjohet verdikti i popullit tha Rama. Protesta e opozites ne Lushnje me moton Saliu deshtoi transparence eshte pjese e turit te tubimeve qe ka nisur opozita per hetimin e zgjedhjeve proteste qe pritet te vijoje ne Pogradec..

Rama
Ka ardhur koha qe ne te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme. Prandaj ja ku po ju them se rruga e protestes eshte e pashmangshme. Te gjithe e dime se Saliu nuk pranon te hape kutite sepse e di fare mire qe keto zgjedhje u vodhen. U vodhen me qellim qe te arrihej te pervetesoheshin me se miri pasurite dhe pronat publike-tha Rama.

Zhvillimet e PS-se se Lushnjes ndryshojne axhenden e protestave
Protesta e radhes e Partise Socialiste ishte planifikuar ne qytetin e Pogradecit. Por zhvillimet e fundit ne degen e PS ne Lushnje kane sjelle dhe ndryshimin e axhendes se turit te mitingjeve. Largimi i 44 organizatave te PS-se drejt LSI-se si dhe largimi i kryebashkiakut Albert Sanxhaku dhe tre prej pjesemarresve ne greven e urise se PS-se ishin ngjarjet qe shkaktuan probleme ne funksionimin e deges se kesaj partie. Largimet masive kane bere qe drejtuesit e PS-se ti kushtojne me shume vemendje deges se PS-se se Lushnjes. Kjo eshte arsyeja qe shpjegon dhe vizionin e kreut te selise roze dhe deputeteve te zones diten e djeshme si dhe ndryshimin e axhendes se protestave.

Koci Kod te ri per zgjedhjet e ardhshme
Ne mitingun e zhvilluar dje ne qytetin e Lushnjes ka qene i pranishem dhe aleati me i ri i PS-se kryetari i Partise Socialiste te Vertete Petro Koci. Kreu i PSV ka denoncuar mungesen e transparences se zgjedhjeve dhe ka theksuar se vendi meriton mireqeverisje dhe me shume drejtesi per qytetaret. Por Koci ka qene edhe me i drejtperdrejte ne aksionet e ardhshme politike duke permendur dhe nevojen per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Nje teme kjo qe aleatet e PS-se e kane lene deri me sot si ekskluzivitet i lidershipit te PS. Le ti japim Shqiperise ne zgjedhjet e ardhshme nje Kod te ri Zgjedhor tha dje gjate fjales se tij ne miting kreu i PSV Koci duke nenkuptuar nevojen e reformes zgjedhore. Pas qytetit te Lushnjes turi i protestave te Partise Socialiste do te vazhdoje ne qytetin e Pogradecit. Axhenda e opozites synon qe brenda ketij muaji te organizoje takime masive ne te gjitha qytetet kryesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›