Michele D'Agostino: Per nje turizem "shperthyes" ju nevojitet kualifikimi
Profesori i Federates Nderkombetare te Kuzhiniereve Italiane, i cili jep mesim dhe ofron konsulence ne te gjithe boten, flet ne "KJ", per rendesine e burimeve njerezore dhe informacionit ne turizem
Evropianet kane shpirtin e turizmit, pasi zoterojne ambientin, kulturen, historine e lashte qe u jep mundesi te rrefejne... I ketij mendimi eshte pedagogu dhe shefi i njohur i kuzhines, Michele D'Agostino, i cili ne intervisten e meposhtme jep keshillat e tij per te ngritur nje turizem sic e cilesoi ai "shperthyes" ne Shqiperi. Se fundmi, nga njohurite e tij do te mund te perthithin edhe studentet shqiptare qe kane zgjedhur te investojne vitet e studimeve te larta prane Universitetit Europian per Turizmin ne Tirane (EUFT), prae te cilit ai jep leksione. "Kuzhinen e keni mjaft cilesore, duhet te punoni me infrastrukturen, burimet e kualifikuara njerezore, si dhe te bashkepunoni me njerez te thjeshte qe kane pasion te bejne "zedhenesin" per turistet", theksoi D'Agostino. Kjo pasi sipas tij, tur-operatoret ne pjesen me te madhe te rasteve nuk i njohin personalisht pasurite e vendeve ku adresohen pushuesit, atyre u intereson te shesin paketat turistike, pra behet fjale vetem per biznes. "Duhet te punoni ne radhe te pare me zemer, mandej me leket. Vetem keshtu do te mund t'u lini te gjitheve te kuptojne, qe nga njerezit e kulturuar, e deri te ata te thjeshte, qe Shqiperia eshte nje vend i hapur per te gjithe", eshte apeli i specialistit te njohur ne mbare boten, qe e cilesoi Shqiperine nje "Irlande e vogel".
Pershendetje z. D'Agostino. Pervec rrjetit te gjere me te cilin bashkepunoni ne bote, se fundmi ju jeni i pranishem edhe ne Shqiperi, pasi jepni mesim prane Universitetit Europian per Turizmin (EUFT)?
Po, jap mesim si per Kuzhinen, po ashtu edhe per Metodat dhe Teknikat e Reja Kulturore. Prane EUFT jap lenden Menaxhimi i Pijeve dhe Ushqimit, ne vitin e dyte, ku kemi studiuar me studentet metodat dhe teknikat e reja ne kete fushe, sistemet e kompjuterizuar per te nxjerre kostot etj. Studentet jane te vemendshem, u pergjigjen kerkesave te mia profesionale, duke krijuar keshtu nje ekuiliber harmonik mes nesh.
Si e shikoni ju lidhjen mes gastronomise dhe turizmit. Sa i rendesishem eshte ushqimi i mire ne kete sektor, qe eshte shpallur prioritet ne Shqiperi?
Kjo eshte nje lidhje me mjaft rendesi. Une dua te flas me rektorin e Universitetit Europian per Turizmin, Salvatore Messina, per te propozuar instrumentalizmin e nje metode moderne te kuzhines ne Shqiperi. Nje metode qe te jep mundesine e permbushjes se kerkesave te turisteve nga vende te ndryshme te botes. Eshte e vertete qe kuzhina tradicionale eshte nje pasuri e pashlyeshme, por eshte gjithashtu e vertete qe ka turiste qe kete lloj kuzhine e preferojne nje ose dy dite, por me pas duan te shijojne kuzhine nderkombetare, per te eksploruar me tej kenaqesite e tyre. Ne kete drejtim, do te kisha deshire qe te propozoja ngritjen e kurseve te ndryshme te kuzhines, qe te zhvilloheshin ketu ne bashkepunim me ligjin dhe Institutin per Tregtine e Jashtme Italiane, qe ka edhe nje prezence ne vendin tuaj. Madje, qeveria shqiptare as qe duhet te investoje fonde per kete gje, mjafton te beje nje marreveshje me qeverine italiane, qe juve t'ju ofrohet informacion per ato produkte qe importohen nga Italia, si gatuhen, si serviren etj. Organizmat qe merren me turizmin do sillnin specialiste si puna ime, per te dhene kete suport, sidomos me sipermarresit lokale ne Shqiperi. Kjo mund te behet ne bashkepunim me hotelet, psh., nje dite kushtuar kuzhines italiane ne hotele te . Kjo gje i sherben edhe klienteve te tyre, po ashtu edhe shtetit italian, traditat e te cilit behen me te njohura. Mendoj se ne qytete te ndryshme mund te ngrihen edhe kurse apo shkolla te ndryshme gatimi. Edhe pse ne Tirane ka pafund restorante, verej se mungon ajo qe do ta quaja "kultura e ushqimit", pasi nuk shoh kurse kuzhine, qe ne Itali jane mjaft te perhapura. Mjafton vetem ta profesionalizoni pak me shume per ta ngritur kete ne nivele evropiane.
Ju vini per here te pare ketu. Ne syrin e nje turisti, si ju duket Shqiperia?
Tirana eshte nje qytet i gjalle, i bukur, paksa ndryshe nga Italia qe ka qytete me frenetike dhe nje popullate me te emancipuar menderisht. Kam vene re qe ka pasur ndryshime te medha ne keto vite, pasi ju kam njohur permes shkrimeve te ndryshme. Edhe femrat shqiptare po perjetojne nje emancipim te panjohur deri me tani.
Duke qene se jeni vec te tjerash nje shef i njohur kuzhine, si do t'i gjykoni restorantet shqiptare?
Deri tani kam ngrene ne disa vende te ndryshme, hahet shume mire ketu, me pelqen, mund te them se i permbush kushtet e mia per ushqimin. Sigurisht qe kuzhina mesdhetare, e cila se fundmi eshte bere pjese e pasurise qe ruhet nga UNESCO, eshte mjaft e perhapur edhe ketu. Duhet te them qe kam shijuar pjata te ndryshme te kuzhines tradicionale, si sallata te ndryshme, mish ne zgare, etj., kemi provuar me studentet te hame ne vende ku gatuhet ushqim i thjeshte.
Si nje person i kualifikuar qe ka lidhje me turizmin, c'mendim keni per kete sektor ne vendin tone?
Turizmi ne shqiperi ka mundesi te pafundme per te "shperthyer". Them se nje vend mund te behet nje potencial i vertete turistik kur kuron infrastrukturen, pra rruget, parkimet, gjithcka qe ka te beje me mireqenien e turisteve, qe nga hotelet etj. Ketu psh., me aq sa kam vene re, duhet te them se hotelet duhet te permbushin kriteret qe kerkon turisti modern sot ne bote, pra ka ende shume pune per t'u bere. Sa i perket ushqimit, ate e keni te garantuar, besoj se do t'i pelqente cdo lloj turisti. Edhe vera qe behet ketu nuk eshte per t'u nenvleresuar. Per me teper, keni cmime shume te ulta, qe mund t'ju rrisin kapitalet nga jashte. Mendoj se per te pasur nje turizem modern, qeveria shqiptare duhet te investoje nje pjese te fondeve te turizmin ne drejtim te kualifikimit te burimeve njerezore, dhe natyrisht infrastruktures.
Verej qe vendi im, Italia, eshte ketu i pranishem permes produkteve te ndryshme ushqimore, dyqaneve te ndryshme etj. Jane te gjitha te dhenat per te pasur nje te ardhme te ndritur, pasi vec biznesit, italianet mund te vijne ketu edhe per te jetuar paksa bukurite qe Shqiperia ka. Ne nje fare menyre, mund te them se vendi juaj me ngjan si nje Irlande e vogel, me male, me tarracat qe lagen nga lumenjte, liqenet etj., eshte shume e bukur ne fakt,
Kryeministri yne, Sali Berisha, citon shpesh se Shqiperia eshte nje "Zvicer e vogel"...
Per lartesine po, sepse Zvicra ka shume male e liqene dhe ndoshta, e pare nga siper Alpeve, Shqiperia mund te ngjaje me te, por mua personalisht me ngjan me shume me Irlanden. Keni zona dhe vende shume te bukura per turistet, por e perseris, per te ngritur nje turizem te kualifikuar, duhet te mos mungoje informacioni dhe sherbimi. Sot turisti nuk kerkon vetem nje hotel ku shkon te fleje, sherbimet duhet te jene te kompletuara, duke perfshire qe nga trajtimet e bukurise, interneti, etj. Shikoni, informacioni eshte baza e gjithckaje. Kerkesat e pushuesve jane perhere e ne rritje, ndaj edhe perendimi ka njohur progres ne kete fushe, pasi i ka dhene rendesi sidomos mireqenies se turistit, permes kualifikimit te vazhdueshem.
Ne fund te kesaj bisede, a keni ndonje apel per te bere?
Sot ne Itali po ndiqet kriteri i "qendrueshmerise", por jo vetem sa i perket turizmit. Ne vizionin tim, nuk ka turizem te qendrueshem dhe turizem jo te qendrueshem. Kete e them sepse duke shetitur neper bote, une kam pare shume diversitete, kam pare etni dhe menyra te ndryshme te te berit turizem. Por, mendoj se ne europianet kemi shpirtin e turizmit, pasi kemi ambientin, kulturen, historine qe na tregon dhe na jep mundesine per te dhene. Ne kete faze, do thoja se duhej ndjekur nje kriter shume i rendesishem, profesionaliteti i tur-operatorit nuk duhet te limitohet vetem ne shitjen e nje pakete pushimesh, por ai duhet te jete nje tutor me shume sesa nje tur-operator. E kam fjalen per nje tutor qe e shoqeron dhe e ndjek turistin ne te gjitha fazat e vizites se tij. Nuk eshte domethenese qe t'i tregohet turistit nje vend permes fotografive dhe kujtimeve, keto duhen jetuar live. Pra, duhet thirrur tur-operatori ketu ne Shqiperi per te jetuar vete nje jave emocionuese, gje qe nuk ndodh shpesh, sepse tur-operatori ben para se gjithash biznes. Vetem keshtu ai do te mund te dije se cfare te ofroje, ne te kundert, ai ben me shume keq, sesa mire. Une propozoj qe te zgjidhen rastesisht permes shoqatave te ndryshme, tur-operatore me kosto zero, persona qe mund te bejne "zedhenesin". Mund te jene njerez te cfaredoshem, mjeke, profesore, kepucare, metalpunues etj., Shikoni, ne Itali sot te gjithe bejne pushime, qofte edhe ata me mundesi me te vogla. Qeveria jone subvencionon ata persona qe kane te ardhura te vogla. Mendoni se sa te emancipuar menderisht jemi ne ne lidhje me pushimet dhe turizmin. Vetem keshtu mund te jetohet Shqiperia dhe te percohet mesazhi qe ju kerkoni te jepni, pasi nga ana e tyre tur-operatoret kerkojne vetem te bejne sa me shume para. Duhet te punoni ne radhe te pare me zemer, mandej me leket. Vetem keshtu do te mund t'u lini te gjitheve te kuptojne, qe nga njerezit e kulturuar, e deri te ata te thjeshte, qe Shqiperia eshte nje vend i hapur per te gjithe.
Bisedoi: Fjoralba Shahaj