Berisha: Zgjedhjet dhe turizmi prioritet për këtë vit
Zgjedhjet lokale dhe sezoni turistik do të jenë dy prioritet e qeverisë shqiptare për vitin 2011. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë duke theksuar se zgjedhjet se sezoni turistik janë dy evenimentet më kapitale për vendin.
Duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 majit kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet maksimale për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe garantoi shqiptarët se do të votojnë të lirë s qytetarë europianë.
“Dua të pranoj se zgjedhjet lokale komplikojnë sezonin turistik pasi është e pashmangshme që përqëndrimi më madhor i të gjithë qeverive vendore të jenë të fokusuara tek fushata më shumë se çdo gjë tjetër” theksoi Berisha.
Në këtë kontekst sipas tij është e domosdoshme ngritja e një komiteti ndërministror i cili do të funksionojë që nga kjo javë dhe ka për qëllim të mos vendi të mos gjendet në ndonjë befasi gjatë sezonit turistik.
Gjithashtu kryeministri Berisha kërkoi nga MTKRS-së që të nisë parapërgatitjet për sezonin turistik duke informuar komitetin ndërminstror për çdo përgatitje.
Ndërkohë kryeministri Berisha theksoi se përparësi e madhe do t`i jepet ndërtimit të segmenteve rrugore drejt parqeve si dhe organizimit të tureve turistike.